Home KRYESORE Cdo gjë na bashkon, asgjë nuk na ndan…

Cdo gjë na bashkon, asgjë nuk na ndan…

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Vizita e shumepritur e Sekretarit te Shtetit, John Kerry perfundoi me sukses te plote ne Tirane. Kjo vizite mund te konsiderohet historike per momentin kur u realizua, per agjenden shume te rendesishme qe trajtoi, per konsolidimin e partneritetit dhe miqesise strategjike midis dy popujve dhe vendeve tona si dhe per promovimin e reputacionit te Shqiperise dhe shqiptareve kudo ne bote.

Vizita u be ne nje moment kruzial per Shqiperine dhe shqiptaret ne Ballkanin Perendimore. Shqiperia eshte ne permbyllje te tranzicionit 25-vjecar. Kosova eshte e sfiduar nga kriza politike e brendshme dhe e marredhenieve me Serbine. Maqedonia vijon te mbetet ne nje krize komplekse politike, nderetnike, institutionale dhe gjeopolitike. Te gjithe perballen me veshtiresi ekonomike. Te gjithe jane te sfiduar seriozisht nga rreziqe dhe kercenime sigurie qe vijne per shkaqe jasht Ballkanit Perendimore. Ne kete moment ardhja e Sekretarit Kerry inkurajoi Shqiperine dhe shqiptaret per ecjen e tyre ne rrugen e duhur.

Vizita pati nje agjende shume te gjere dhe te rendesishme per Shqiperine. Per here te pare u fshi kufiri midis qeshtjeve te politikes se brendshme dhe te jashtme. ShBA duan nje Shqiperi te forte, aktive dhe mbeshtetese kryesore te ShBA dhe NATO ne rajon. Por permbushja e ketij misioni kerkon konsolidimin e demokracise, sundimin e ligjit, mireqeverisjen dhe zhvillimin socio-ekonomik te Shqiperise. Prandaj reformat per dekriminalizimin e politikes dhe sektoreve publik dhe reforma ne drejtesi jane kryefjale te dites. Keto dy reforma jane sipermarrje te perbashketa Shqiptaro- Amerikane. Prandaj deshtimi nuk eshte opsion.

Vizita vuri ne dukje peshen dhe rendesine e Shqiperise per Kosoven si veper e perbashket Shqiptaro-Amerikane. Nga Tirana u percoll qartesisht mesazhi se Kosova po ece ne rrugen e duhur dhe se ka ne mbeshtetje dy aleatet e saj me te medhenj, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Shqiperine. Ky eshte natyrisht apel per nje rol me aktiv te Tiranes per Kosoven si dhe per nje vemendje me te madhe te Kosoves ndaj Shqiperise.

Vizita shenoi nje konsolidim dhe zhvillim te partneritetit strategjik midis Shqiperise dhe ShBA per qeshtje te rendesishme per sigurine, sic jane lufta kunder terrorizmit, kunder ISIS si dhe dukurive te ekstremizmit te dhunshem brenda hapsirave shqiptare dhe ne mbare Ballkanin Perendimor.

Per vete krizat bashkekohore qe kane prekur edhe nen-rajonin tone eshte rritur shume rendesia e partneritetit Shqiptaro-Amerikan ne Ballkanin Perendimor. Te mos harrojme se Rusia ka rritur interesat dhe pranine ne Ballkan dhe qe Serbia ka firmosur marreveshje partneriteti strategjik me Rusine dhe po ecen ne ambiguitetin gjeopolitik Euro-Rus.

Ne keto dinamika te rrezikshme, vizita e Sekretarit Kerry shenoi nje vleresim pozitiv per rolin e Shqiperise si antare e Aleances se Atlantikut te Veriut. Rikthimi i sindromave te Luftes se Ftohte nga Rusia, e cila po vendos gjeopolitiken e saj mbi parimet e normat juridike nderkombetare, po ben qe NATO te rikonsideroje strukturat e saj te sigurise ne zonat e kercenuara te Evropes Lindore, ku ben pjese edhe Ballkani. Ky vendim i NATO synon te mbroje cdo antare te vet nga kercenimi evident Rus. Nga ana tjeter, ky vendim kerkon me shume marrje pergjegjesishe te cdo vendi antare te Aleances ne lokacionin gjeostrategjik ndodhet.

Perballe krizave te kohes, Shqiperise i rritet shume rendesia gjeostrategjike sepse eshte portali Ballkaniko-Adriatik i kufijve te jashtem te NATO dhe BE. Nevojitet qe lesen bashkurtiShqiperia ta luaj me mire, me fort dhe me efikasitet kete pozicion ne kete moment ne sherbim te interesave kombetare dhe te bashkepunimit me ShBA, NATO dhe BE. Shqiperia po ecen konsistente ne orientimin Euro-Atlantik.

Vizita e Sekretarit John Kerry shenon fazen me te larte ne marredheniet midis dy popujve dhe vendeve tona, prandaj konkludoi me mesazhin e perbashket, te fuqishem, inkurajues dhe promovues te miqesise se thelle Shqiperi-ShBA:

“Cdo gje na bashkon, asgje nuk na ndan”.

Share: