Home KRYESORE Gjosha: Nuk do të ketë mure për emigrantët nga Siria

Gjosha: Nuk do të ketë mure për emigrantët nga Siria

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha sot nga Korça qe qeveria shqiptare është e përgatitur për menaxhimin e çdo fluksi të emigrantëve.

– “Qeveria është e përgatitur për menaxhimin e çdo fluksi të emigrantëve. Nuk do këtë mure për emigrantët, por ata duhet të hyjnë në Shqipëri të regjistruar, kjo dhe për çështje sigurie. Shqipëria është në përputhje të plotë me planin e masave të hartuar nga vendet evropiane”, qartësoi ministrja Gjosha.

Në këtë takim ka qënë i pranishëm edhe ambasadori grek në Shqipëri, Leonidas Rokanas vendi i te cilit është mundësia nga mund te vijne keta emigrante. Policia ne fakt ka shtuar kontrollet në kufirin me Greqine dhe Maqedonine, pasi ka pasur tendenca që refugjatët të përdorin edhe kufirin shqiptar për të kaluar tranzit. Vetëm në Kakavijë u kthyen mbrapsht 12 klandestinë pakistanezë.

Share: