Home KRYESORE Sadna dhe Aleku

Sadna dhe Aleku

Nga Artan Fuga

Po mirë po mirë edhe mua më pëlqente gjatë verës të shihja atë filmin me Sadnën me Alekun…
Më pëlqente sidomos kur Aleku bënte si rrotë, se kur u bë i arsyeshëm humba interesin për të.
Nejse, i bukur ishte smile emoticon
Por, kur mezi i presin në Shqipëri, këtu më ikën truri.
Po pse mo deri këtu naivë jemi ne mo?
Më ngjan vetja si ata parizianët e shekullit 18 që prisnin aktorin e personazhit negativ që të dilte i shkreti për të vajt në shtëpi që ta rrihnin. Ai i shkreti dilte nga dera e prapme se e rrihnin.
Të rrahin në teatër mo!
Ngatërronin personazhin me aktorin.
Sadna dhe Aleku (ai i godituri) janë personazhe mo, nuk dalin dot nga ekrani i televizorit. Aty mund t’i puthim, përqafojmë, ledhatojmë, mbi xham, në ekran.
Po dolën që andej janë thjesht dy njerëz.
Do t’i çmitizoni dhe pastaj as filmin nuk do ta shihni më.
Vetëm po të jenë budallenj dhe në jetë po erdhën. E morën në qafë formulën financiare të filmit.
Ose hajde e kthejmë në festë kombëtare si atë ditë kur pritëm kombëtaren e futbollit me qilim të kuq te bulevardi i dëshmorëve, i Kombit, i Zogut të parë! Kush e merr vesh!!!
artan fuga lokaliDeri këtu ka arrit dëshira jonë për t’i ikur realitetit mo!
Kujtojmë se mund të na vizitojnë personazhet!!!
Po mirë e kemi mo xhanën, kur jeta politike kapet vetëm në qelq të enjten se përndryshe politikanët dhe deputetët nuk ke se ku i takon, kur asnjë udhëheqës shteti tjetër nuk na vjen për vizitë, kur luksin e shohim nga televizori, kur filma shqiptarë nuk ka, përse të mos ngatërrojmë aktorët me personazhet dhe personazhet me aktorët.
Ah sa më pëlqente ai Aleku që bënte si trushkulur!

Share: