Home KRYESORE Ne rast se une gjendem viktime, autoret mos i kerkoni tek vellezerit...

Ne rast se une gjendem viktime, autoret mos i kerkoni tek vellezerit e mi te krishtere.

Nga Kreshnik Osmani

I shtyre, i nxitur dhe i ngacmuar nga vala e fundit e islamofobise se perhapur me shpejtesi ne vendin tone dhe ne rajon. Vale e investuar me para ambasadash dhe qarqesh te dyshimta ne rajon dhe me gjere dhe ndihmuar me zell mercenaresh e snajperistesh shqipfoles.

Ndjehem i shtrenguar qe ashtu sikurse vellai im Dom Gjergj Meta beri para disa ditesh me rastin e ekzekutimit te priftit ne nje kishe te Frances, te bej edhe une nje sqarim shume te rendesishem me rastin e goditjes se kesaj vajzes me shami ne Tirane.

Goditja e zonjes /zonjushes me shami ishte nje goditje per te gjitha grate e Shqiperise dhe vaçanerisht per shoqerine e heshtur civile qe me shume reagon per recipetat e kengetares dhe botoksin e artistes, sesa per nje rast flagrant urrejtjeje si ky.

Goditja e asaj gruaje, pa asnje arsye ne mes te Tiranes, me qellim poshterimin dhe uljen e saj, nuk ishte ekskluzivisht per ate, por per çdo lloj fryme apo individi i identifikuar drejtpersedrejti apo ne menyre indirekte me besimin islam ne kete vend.

Nje pjese e jona jemi tashme ne “rreth te kuq”, veçanerisht ne qe konsiderohemi ballore apo “rreshti” i pare per nga protagonizmi, intensiteti i komunikimit me publikun, por edhe aksesi i here pas hershem ne media.

Kohet e fundit dhe jo vetem, jane shtuar dhe intensifikuar mesazhet apo nen mesazhet bashke me kuptimet apo nen kuptimet e tyre, qe çojne mesazh dhe te lene te kuptosh se je person i rrezikshem, i hidhur, gjarper, dhelper, dinak, furbo, etj etj.

E ndjej te arsyeshme dhe me vënd te deklaroj se; ne rast se une vritem nje dite apo gjendem viktime e çfaredo lloj kurthi, per arsye qe kuptohen dhe nuk kuptohen gjithmone, autoret mos i kerkoni tek vellezerit e mi te krishtere.

Nuk jane ata qe e kane bere kete. Jane duar te treta dinake, hileqare, qe mund te jene shume prane nesh dhe qe nuk i shohim. Ata perfitojne vetem duke shtuar mjegullen, duke na percare dhe duke nxitur urrejtjen dhe vellavrasjen ndermjet anetareve te kombit.

Nuk duhet te biem ne kete kurth. Nuk duhet ta hame kete karrem!

Share: