Home KRYESORE VIDEO / Taksisti përplas dy makina dhe me policin rrugor

VIDEO / Taksisti përplas dy makina dhe me policin rrugor

Police te Qarkullimit Rrugor

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Sipas bluve, shtetasi Preng Gjikolaj duke drejtuar mjetin me targa AA904LH ka goditur 2 mjete, duke shkaktuar dëme materiale dhe ështe larguar nga vendngjarja”.

Vetëm pak minuta më vonë ai është konstatuar duke drejtuar nje mjet taksi me targa AA070T. Punonjësi i Policisë rrugore që ka konstatuar shoferin e identifikuar si shkaktar të aksidentit të dyfishtë ka tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë nga mjeti për të shmangur ndonjë ngjarje tjetër, por ka hasur në kundërshtimin e tij.Gjikolaj është larguar me forcë me mjetin me targe AA 070 T dhe u ndalua nga shërbimet e Komisariatit nr 4 në Tiranë.

Pasi ju bë testi i alkoolit rezultoi se Gjikolaj kishte konsumuar 0,65 mg/l dhe u arrestua.

Share: