Home KRYESORE Nard Ndoka, ashtu siç nuk e keni imagjinuar kurrë (FOTO)

Nard Ndoka, ashtu siç nuk e keni imagjinuar kurrë (FOTO)

Nard Ndoka vjen në ekranin e Televizionit Klan, jo si politikan por tashmë si një balerin. Nën koreografinë e Albi Nakos, politikani ka treguar se di të bëjë më tepër se sa vetëm politikë, di edhe të vallëzojë më së miri.

I shoqëruar nga partnerja e tij në garë Greta Koçi, ata kanë ardhur me një kërcim në tingujt e “L’emocione non ha voce”, të Adriano Celentano duke i kaluar pritshmëritë e jurisë.

Nuk kanë munguar komplimentet nga ana e jurisë të cilët i kanë dhënë pikë maksimale dhe duartrokitjet e publikut në sallë. Me koreografinë e tij Ndoka zë frontin duke u renditur në vendin e parë./tvklan.al

ndoka-koci-vallezim

Share: