Home KRYESORE Ngjela: Ja katër arsyet e humbjes së PD-së në Dibër

Ngjela: Ja katër arsyet e humbjes së PD-së në Dibër

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjevve në Bashkinë Dibër ku fitues u shpall kandidati i qeverisë, Muharrem Rama, avokat Spartak Ngjela ka bërë një reagim në faqen e tij në Facebook.

Ngjela si gjithmone i di te gjitha dhe komenton rezultatin e zgjedhjeve dhe jep 4 arsye për humbjen e radhës së PD-së. Sipas NGjeles PD me këtë lidership PD-ja nuk ka të ardhme.

Ja ku mund te lexoni më poshtë

“Dibranët dhanë sot shenjën e parë të pragmatizmit perëndimor në Shqipëri.Sigurisht që janë disa arsyet kryesore të humbjes së thellë të Berishës në Dibër.

E para është se shëmtimi Berisha nuk mund të ketë më mbështetje në Shqipëri. Ishte ky shëmtim që u dallua qartë nga të gjithë shqiptarët në këtë muaj të fundit, dhe u përbuz prej tyre. Shëmtimi Berisha vjen nga filozofia e tij totalitare e armikut.

Arsyeja e dytë është analiza vetiake e dibranëve për provat e korrupsionit Berisha, gjatë kundërvënies që i bëri ai politikës amerikane për të bllokuar Reformën në Drejtësi në Shqipëri, kur ky ishte kusht për të ardhmen europiano-perëndimore të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Arsyeja e tretë është trendi i kohës që nuk mund të pranojë më injorancën që nuk di të qeverisë por të gënjejë, për ta konsideruar “armik” kundërshtarin apo rivalin politik.

Arsyeja e katërt është se, fluksi i mediokritetit që paraqiti PD në Dibër, ishte inercia e ligësisë Berisha. Një kryetar partie kukull, që mendoi se me ligësi dhe gënjeshtëra fëminorë “kundër armikut” mund të përballej me një nga popullsitë më inteligjente të shoqërisë shqiptare.

Të katra këto arsye, që na duken racionale, krijojnë mendimin racional se Partia Demokratike nuk ka më fare të ardhme elektorale me këtë lidership, shkruan Ngjela.

Share: