Ja si e perballova semundjen e rende me besim dhe e munda!

Ja si e perballova semundjen e rende me besim dhe e munda!

0

Nga Meli Cerri Ago

Dite e bukur sot! Rrezet e Diellit fillojne te ngrohin edhe me shume kur fillon te degjosh dhe te ndjesh fjalet e nenes qe te thote per se largu kujdesu per veten bije kudo qe te vesh kembet.

Nisa te dal dore per dore me djalin. Papritur gjate rruges fillova te ndjej dhimbje ne fund te barkut. Mendova me vete po ky siklet?! Vajta ne shtepine e shoqes sime per ti shprehur asaj hallin tim….

Me bie telefoni dhe nena me pyet, bije si je? Fillova ti tregoj per shqetesimet e mia… – Nene kam disa shqetesime ne bark por, po filloj te qetesohem.

Pas disa oresh shtrire, mora djalin dhe u nisa per ne shtepi. Rruges me filluan te dridhura trupi, te vjella qe nuk po mundja ti duroja. Kerkova ndihme per te shkuar ne shtepi.

Jetonim ne nje ishull ku kishte vetem nje qender shendetsore e na u desh shume ore te prisnim ardhjen e mjekut.

Dyshimet e para te conin per shenja te apendesitit dhe vendosem qe te niseshim ne spitalin me te afert. E verteta e asaj nate ishte plot shi , ere, dallge te forta Deti.

Ne zemer fillova te ndjej brengosjen time te pare, pashe lotet dhe ndjeva ulerimat e djalit tim tek po kerkonte nenen prane ne oret e vona te nates.

Bashke me tim shoq shtrenguam duart e njeri-tjetrit dhe nisem rrugen qe te ngjallte frike, dhe kerkonte guxim per ta kaluar. Per afro dy ore rruge detare dhe dy ore me Ambulance gjendja ime shendetsore filloi te keqesohet me shume.

Arritem ne spitalin me te afert Igumenice. Pas ekzaminimeve na lane ne pritje te rezultateve te para. Kaluan 48 ore e me ne fund erdhi mjeku me nje shikim krejt te sigurt. Vura re se, dicka nuk shkonte me shendetin tim. Frikes sime po i shtohej edhe me shume guxim iper te kerkuar te verteten.

Fjalet e Dr perkonin me dicka te keqe te formuar ne barkun tim. Duart e mia filluan te ndjejne edhe me shume shtrengimet e barkut qe do te beheshin edhe me te forta. Mbi veshet e mi renkuan fjalet dhe lotet e mi te pare, u shpreha me veten ” Oh e mjera une, mjere djali dhe nena ime, i qenkam futur nje rruge shume te veshtire per te dale. “

Ne syte e bashkeshortit tim rrodhen lotet e pare dhe, ne cast ndjeva qe lumturia ime ndoshta do te pritet ne mes. Mjeket e spitalit te Filades vendosen qe te gjitha nderhyrjet do te beheshin ne spitalin e Janines.

Serish per mua filloi rrugetimi me i veshtire i jetes sime, brenda barkut tim me filluan dhimbje qe nuk mund te besoja brenda vetes.

Dy duart e mia dhane forcen e fundit, shtrengova duart e burrit e iu luta amenetin tim “Djalin te ma rrisesh te lumtur e te ma besh dhender” .

Ishin fjale dhimbje sa erdha si engjell fluturova, erdha ne krahet per te kerkuar ngrohtesine e kraharorit tend, ishin fjale e ndjenje nene qe po me conin prane te Madhit Zot. Mbylla syte e nuk di si kam arritur gjalle ne spital. Sa shume kerkoja te tregoja per udhetimin tim te veshtire.

Po te tregoja se un nuk haja, ti nuk do haje o nene, po te tregoja se nuk pija  ti nuk do pije, po te tregoja se kam te vjella, ty do te merrej fryma, po te tregoja se kam dhimbje shume brenda meje, ti nuk do me jepje kurajo te kaloja humneren.

Pas me shum se shtate dite pritje ku duhet te futesha Rezonancen Magnietike po me kerkonte zeri yt o nene. Vetem dy minuta perpara se te futesha ne dhomen e madhe ndjehesha e plogesht, pa kurajo, e vetme dhe asgje nuk po merrja vesh se c’fare po ndodhte me shendetin tim. Me bere nje thirrje te papritur ne tel. Me pyete bije ku je? Perse me shmangesh thirrjeve ne telefon?

Une buzeqesha embel o nene, tu pergjigja plot siguri duke te thene se jam me shoqerine, ka shume zhurme e nuk te pergjigjem dot gjate. Por ti nene nuk e le me kaq biseden tone. Me pyete  bije te kaluan dhimbjet e barkut ? Dhe une nuk heshta  por tu pergjigja serish. Po, me kaluan dhimbjet shume dite me pare.

Perpara se te mbyllje tel me the shpirti im, me ka marre malli shume. E mbylle telefonin, por ne shpirtin tim, ti nene hape mallin me te madh per mua, nevojen te te kem prane e ti beja balle stuhise me ty.

U gezova, sepse sapo zeri yt me erdhi ne veshin tim, ndjeva gjene me te te bukur, ndjeva se Zoti me dergoi nje ze engjelli e te me thote se ti Meli duhet te behesh e forte. Te papritures nuk i dihej nga momenti ne moment me priste kirurgjia per rast emergjent.

Kaluan edhe tre dite ne pritje te rezultatit te Rezonances. Ishte e trishtueshme te jetoje mes te vjellave, te pa ngrenes, te pa pires dhe ankthit pa fund per lajmim qe do merrja.

U futem ne dhomen e bashkebisedimit ne biseden me te paharrueshme te jetes sime. Rezultati ishte i keq. Behej fjale per nje goditje nga nje Tumor malinj ne vezoren time te djathte dhe cdo gje perkonte mes dyshimeve nese ishte perhapur plaga apo nese ishte e mbyllur.

Ajo nate me coi te shoh shume larg e mos te pranoja rrethanen ne te cilen ndodhesha. E ndodhur mes emocioneve krejt negative mu desh te pranoja dhe mundesine, se diten tjeter mund te mos perballoja cdo gje, ngaqe behej behej fjale per tre nderhyrje brenda barkut tim. Nuk kishte vetem fjale por edhe realitet te hidhur per nje vajze 28 vjecare.

Ate nate kerkoja shume uje te me shuante etjen e madhe brenda buzeve te mia. Nuk doja te pranoja qe bashke me trupin do te vdiste edhe shpirti im. Perpara se ti ktheja kurrizin kirurgut  i cili do me operonte , i shtrengova doren fort dhe iu luta me lot ne sy ” une e dua jeten time dhe kam shume endrra ndaj  nuk dua te ngelen ne mes”…..

Ate nate me shume se kurre ndjeva rendesine fundin e muajit te madherueshem te Agjerimit te Ramazanit. Me shume se kurre i kerkova Zotit te me nxirrte nga gjendja shokuese ne te cilen isha futur.

Shume fjale dhimbje percolla ne biseden me kunaten time, kisha familjen qe me priste te realizoja endrrat e marteses sime. Ne asnje moment nuk desha te pranoj dhimbjen qe do ndjenin motrat dhe vellai im per shendetin tim te kercenuar.

Ishte darke e hene o nene e perpara se te shkoja ne dhome, me priste dicka shume e bukur. Nje flutur e bukur kishte ardhur prane krevatit tim. Ishte shpirti i babait tim qe renkonte per vuajtjen e te vogles se tij.

I fola nene, i kerkova plot lutje ” Babai im une akoma nuk jam e pregatitur te vij prane teje, une nuk dua ta lendoj me nenen tone ajo ka vuajtur shume qe kur ti na le vetem.

Dola ne ballkon dhe iu luta pafundesisht te Zotit “O Allah i Madheruar une akoma nuk jam e pregatitur te vij engjell prane Qiellit tend, kam akoma shume dashuri per te marre tek te afermit e mi te zemres”.

Ajo nate nuk me solli sy ne gjume, koke ne krevat, por as paqe shpirterore te ndjeja prane djalin tim qe priste cdo te neserme ti shkonte mami prane. Fale kusherijeve te burrit qe me mbajten djalin per ditet ne spital i fala edhe atyre shume dhimbje kur shihnin djalin qe me kerkonte cdo dite.

Mengjesin e 5 Korrikut dites se Bajramit te Madh erdhen oret me te veshtira te dhimbjeve torturuese , u deshen kater qetesuese morfine per ti dhene fund vetem njezet minuta dhimbjes.

Gjeja e pare qe me vajti ne mendje ishe ti o nene. Te mora ne telefon duke te shprehur fjale qe nuk doja ti kuptoje. Degjove zerin tim” Gezuar diten e Bajramit te Madh nene, je dhurata me e bukur per ne dhe lutju te Zoti te jemi gjithmone bashke”. Ti mu pergjigje, bije gezuar bija ime e dua te ma festosh edhe ti kete dite qe te kam larg.

Brenda dhomes se kirurgjise serish kerkova te shpreh fjalen time te fundit. Iu shpreha me plot emocion, ju lutem me shpetoni, jam vajze e re une duhet te marr fryme serish, me pret nena qe nuk di gje ,djali me kerkon prane dhe endrra ime per tu bere nje gazetare e zonja nuk duhet te marre fund ketu.

U deshen me shume se pese ore nderhyrje dhe une fjeta gjume, gjumin qe do me mbronte ndaj se keqes qe ndodhej brenda meje.

Kur u zgjova ndjeva prane familjen e burrit qe kerkonin prej meje te behem e forte. Pas, erdhi momenti me e bukur i diteve ne spital. Erdhi ushqimi im i pare pas 15 dite e nete, mora ndjenjen e te qenures e ngopur. E perjetova me lot ne sy dhe plot emocion.

Mesova dicka shume te rendesishme, ne duhet te falenderojme Zotin qe na ploteson cdo te mire e kurre nuk duhet te harrojme nje te varfer qe jeton me barkun bosh.

Kembet e mia filluan te bejne hapat e para, ishte bukur kur shpirti im filloi te marre serish jete. Hapat e mi me cuan ne diten e njezet te qendrimit tim ne spital. Erdhi ora o nene, ora e mengjesit ku fillova te kendoj nje kenge qe ma ndjente shpirti ta kendoja . I kendova vetes

“Rrush i kuq oooo i bukur oooo (isha une)

Dil se po te therresin oooo(po me priste djali)

Pritem sa te hedhim vellon oooo( mora frymen time o nene)”.

Une po hidhja vellon, velloja ishte fryma ime qe nisa te jetoje. Fillova te nis udhetimin tim. Kete here perjetova emocionin qe po me conte serish prane djalit tim. Sa doja te tregoja qe serish i mora eren djalit dhe perqafimet e tij.

Kaluan pak dite e serish pa kuptuar me ndodhi dicka e papritur me shendetin tim. Perdorimi i tepert i ilaceve avancoi shenjat per semundjen e Trompozes dhe serish mu desh nje udhetim i gjate per te perfunduar nje terapi njezet ditore me gjelpera ne bark.

Ditet ne shtepi ishin lehtesuese per mua por neteve filloi ankthi i pritjes se analizes se Biopsise. Pas gjashte javesh u gjenda perballe pergjigjeve te biopsise. Kthimi im perkonte me nje ndryshim shume te madh nga hera e fundit.

Fale mikes sime Mirela Qerimi qe me ndihmoi me nisjen e nje diete ushqimore te rregullt, arrita te marr kilet e humbura e te kem nje sistem me te forte imunitar.

Ne bashkebisedim e siper mbi pergjigjen e e analizave une kisha marre forcat e duhura per te mos pranuar brenda meje se Tumori ishte i keq.

Mjeket me konstatuan se diten e 5 Korrikut kishte ndodhur dicka e cuditshme. Cisti i mbushur me qeliza kancerogjene ne momentin e venies mbi tavoline kishte plasur. Mbylla veshet dhe brenda meje mora vesh ndjenjen e te qenures e mbrojtur nga Zoti i plotfuqishem.

Dalngadale po me afronin ditet te vija prane teje nene, e vetme ne dheun e huaj nuk po mund te perballoja dot me sfidat e shendetit tim. Me shume se kurre kekoja ngrohtesine tende.

Kur me puthe barkun i ndjeva lotet e tu si sherimin me te madh per mua. Per shkak se biopsia ka treguar ekzistencen qelizave pozitive te shperndara ne bark me detyruan te filloj kimioterapine time te pare ne Tirane. Do ta marr si dicka te forte me shpresen se qelizat do arrijne te shkatarrohen perfundimisht.

Nuk vendosa ta bej objekt bisede historine time por me ndihmen tuaj si miq, shoke e te aferm do arrij edhe une te gezoj dite dhe te gjej force, ti jap fund humneres qe me futi ne lufte per jeten.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY