Home KRYESORE Historia e trishtë/ Fëmija kërkon ndihmë: Nuk zgjoj dot prindërit prej 2...

Historia e trishtë/ Fëmija kërkon ndihmë: Nuk zgjoj dot prindërit prej 2 ditësh

0

Një fëmijë 7-vjeçar nxënëse e një shkolle fillore në Pitsburg të SHBA-ve kishte dy ditë që përpiqej të zgjonte dy prindërit e saj nga gjumi por nuk mundej, shkruan Independent.

Fëmija më në fund vendosi të kërkonte ndihmën e drejtuesit të autobusit të shkollës. Kur ky hyri në shtëpinë e saj kuptoi se dy prindërit e vogëlushes kishin vdekur, shrkuan Panorama.

Policia e Pitsburgut doli në përfundimin se prindërit kishin ndërruar jetë nga overdoza e drogës. Ata gjithashtu gjetën edhe dy fëmijë të tjerë të çiftit, 3 dhe 5 vjeçë.

Prindërit ishin të moshave 26 dhe 25 vjeç, ndërsa fëmijët janë dërguar në qendrën e përkujdesjes pas kësaj tragjedie./360grade.al

Share:
Reklama juaj