Home KRYESORE Krevati bashkëshortor mbuluar me hashash, pranga çiftit…

Krevati bashkëshortor mbuluar me hashash, pranga çiftit…

Historitë me kanabis janë të shumta këto ditë, ndërsa të arrestuarit mbeten shumë pak. Por, nuk i kanë shpëtuar policisë një çift të rinjsh nga Shkodra, që u arrestuan këtë mëngjes me 37 kilogram kanabis brenda në shtëpi.

Nga fotot që shpërndau policia duket se droga ishte përhapur për tharje mbi krevatin dopio. Pavarësisht se ishin të sapomartuar, djali vetëm 25 vjeç dhe vajza vetëm 23 duket se shtratin bashkëshortor e kishin vënë në dispozicion të hashashit.

Policia nuk tha emrat e të arrestuarve, vetëm inicialet për djalin M.K. dhe për vajzën F.Gj. Të dy të rinjtë do të përgjigjen në gjykatë për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Share: