Home KRYESORE Ti, thjesht je lepire dhe je servilosur burrave ne politike!

Ti, thjesht je lepire dhe je servilosur burrave ne politike!

0

Nga Anila Kruti

Canta firmato te shkon shume edhe kepucet te shkelqejne! Sa here t’i kam pare nuk eshte se t’i kam zili, thjesht me eshte mbledhur nje lemsh ne gryke. Me vrasin syte kur t’i shoh!Kercitja e takave ne trotuar me ka bere te mendoj sesa e padrejte eshte kjo bote…jo se ti ke kepuce firmato, jo!.

Te kane kushtuar shume…!Po sa?!

Sa cerreku i rroges se nje gruaje qe punon ne kepucari ,thith kimikate e rropatet gjithe diten per te mbyllur muajin e per te hallosur familjen !
Sa rroga e nje gruaje rrobaqepese qe cpon duart e syte !Sa rroga e pastrueses qe pastron shtepine tende te mbuluar me pisllek se mos te prishen thonjte…

Sa te kane kushtuar? Sa rroga e nje vajze qe ka mbaruar Universitetin dhe punon ne Call Center se nuk ka miq dhe leke per te zene pune ne shtet dhe se nuk e ben dot kucken per nje vend pune te qelbur qe te humb dinjitetin? Ty te kushtojne ato kepuce sa rroga e te gjithave bashke!

Jo , se ti je me e mire se keto gra… as se vajzat e grate e shkolluara e te shkelqyera e qe punojne ndershmerisht ne fabrika, punishte Call Center.

Ti ,thjesht je lepire dhe je servilosur burrave ne politike!

Share:
Reklama juaj