Home KRYESORE Hillary Clinton presidente e SHBA-së, “çmendet” bursa e “Wall Street”-it

Hillary Clinton presidente e SHBA-së, “çmendet” bursa e “Wall Street”-it

Bursa e “Wall Street”-it i dha fund serisë më negative të 36 viteve të fundit pasi FBI-ja liroi nga akuzat e e-maileve kandidaten demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton. Indeksi S&P, i kompanive lider amerikane, u rrit me 2% në fillim të ditës, pas 9 ditëve radhazi rënie në pikiatë, e cila ishte edhe humbja më e madhe që prej vitit 1980. Investitorët tashmë vënë bast se Hillary Clinton do të jetë presidentja e ardhshme e SHBA-së dhe një garanci e tillë e tyre pas rënies së akuzave, i ka dhënë rezultatet me njëherë në bursën e Nju Jorkut. /360grade.al

Share: