Home KRYESORE Islami: Rama presion mbi Kushtetuesen

Islami: Rama presion mbi Kushtetuesen

Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, tha se opozita po përpiqet të mbajë larg duart e kryeministrit Rama nga drejtësia dhe jo të pengojë këtë reformë.

Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Islami tha se vettingu bashkë me KLGJ dhe KLP janë dy shtyllat kryesore të reformës dhe zgjidhja e vetme e PD ishte ti adresonte në kushtetuese.

Islami: Opozita ka dhënë kontributin masimal gjatë diskutimit dhe miratimit të amendamenteve kushtetuese, nëse do kishte qëllim bllokues opozita, i vetmi moment ku mund ta bënte ishte votimi i amendamenteve kushtetuese. Opozita mendon se vendi ka nevojë për një reformë të drejtësisë.Kërkesat kanë qenë që gjithçka të bëhet me konsensus dhe sipas opinionit të Komisionit të Venecias.PD ka kërkuar të miratohet paketa e 7 ligjeve në të njëjtën kohë me ndryshimet kushtetuese, PS nuk e pranoi. LSI luajti një rol në arritjen e konsensusit.

Të gjitha ligjet janë miratuar në mënyrë të njëanshme, tentativa është për të dalë jashtë kuadrit kushtetuese në mënyrë të sofistikuar me qëllim për të arritur atë lloj kontrolli të drejtësisë që u përpoqën tek ndryshimet kushtetuese.Mekanizmat janë dy: Një ai i pastrimit, të pastrohen njerëzit që ka interes mazhoranca ose Kryeministri. Së dyti janë KLGJ dhe KLP, pra institucionet e emërimit. Këto janë dy shtyllat kryesore. Kërkojmë në mënyrë strikte tu qëndrohet ndryshimeve kushtetuese, nuk duam të luajmë rolin e gjykatësit. Kërkesat që të bëhen me konsensus i kemi paraqitur në Komisionin e Ligjeve, nuk janë pranuar. E vetmja mënyrë, është për ti paraqitur në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Islamit as Brukseli nuk ka shprehur rezerva për përdorimin e këtij mekanizmi kushtetues nga opozita.

Islami: Kam qenë në Bruksel para publikimit të raportit. Nuk kam parë absolutisht asnjë që të jetë kundër dërgimit të ligjeve në Kushtetuese. Është propagandë nga Rama për të bërë presion mbi Kushtetuesen. E vërteta e hapjes së negociatave është krejt ndryshe. Lajmi i keq është që Shqipërisë nuk i hapen negociatat.Raporti i KE është raport që evidenton problemet, progresin e bërë, mungesën e progresit.Kërkon ti japë publikut optimizëm që dera është e hapur për Ballkanin Perëndimor.Në Shqipëri secili e lexon sipas interesit të tij, por e vërteta është se negociatat nuk u hapën.Merkel përmendi se një nga kriteret janë zgjedhjet.Shqipëria ka nevojë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Para 2017 nuk ka një datë as për negociatat dhe as për shqyrtimin e raportit.Korrupsioni është shumë i lartë, lidhja e krimit me politikën, kemi një fillim modest të ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria ka një listë të gjatë që duhet ta hetojë. Lista e parë e individëve që janë të konturuar për tu marrë në konsideratë.

Dekriminalizimi

Kemi qëndrim parimor të PD.Ende jemi larg konturimit të plotë të këtij procesi.Lidhja e krimit me politikën është një gjë shumë e rëndë.Nuk ka ndodhur asnjëherë në 25 vjet. E treta është çështja e kanabisit, janë të qartë të gjithë.Shqipëria është një nga hallkat më të dobëta të NATO-s për shkak të kanabisit.Është një proces i organizuar me qëllime elektorale.

Zgjedhjet 2017 dhe reforma zgjedhore

Kur mazhoranca kur nuk ka pasur nevojë të fusë dorë në zgjedhje janë evidentuar raste të blerjes së votës, kërcënimit të votuesve.Rama nuk ka vullnet për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.Ka dhënë të gjitha indikacionet. Mund të kishte ardhur në pushtet me korrupsionin dhe krimin dhe pastaj të tërhiqet por nuk ka ndodhur.
Amnistia

Nuk jemi kundër nxjerrjes së të pafajshmve që kanë pësuar një farë reprezalje nga zoti Rama, ato janë miratuar, si për energjinë, ndërtimet pa leje. Jemi në favor të faljes së këtyre njerëzve. Por kemi qenë kundër lirimit të atyre që janë dënuar për krime të rënda. Amnistitë bëhen me konsensus, janë tre amnisti për tre vjet, ndërkohë më herët për 8 vjet janë bërë 2 amnisti.

Share: