Home KRYESORE Trump zyrtarizon shefin e diplomacisë amerikane

Trump zyrtarizon shefin e diplomacisë amerikane

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka zgjedhur Rex Tillerson, shefi ekzekutiv i Exxon Mobil, për Sekretar Shteti të Amerikës. Trump vlerësoi Tillerson “si lider të biznesit ndërkombëtar”. Tillerson përflitet se ka një marrëdhënie të mirë me Presidentin rus Vladimir Putin. Emërimi i tij bëhet me miratimin e Senatit.

Këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, u ka thënë gazetarëve se përvoja e gjatë biznesore e Tillersonit, me projekte të shpimit në Rusi, e ka bërë atë “kandidatin kryesor” për këtë post.

“Jam i shqetësuar. Është shumë mirë e ditur se ai ka marrëdhënie shumë të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin”, ka thënë republikani John McCain, kryetar i Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit të SHBA-së.

Share: