Home KRYESORE Lunaçek: BE të ushtrojë presion mbi Serbinë për të tërhequr urdhër arrestet...

Lunaçek: BE të ushtrojë presion mbi Serbinë për të tërhequr urdhër arrestet e vjetra

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka reaguar pas arrestimit të liderit të AAK Ramush Haradinaj në Francë duke theksuar se Bashkim Europian duhet të ushtrojë presion mbi Serbinë për të tërhequr urdhër arrestet e vjetra.

“Mbajtja e një urdhër arresti ndërkombëtar të vitit 2004 nga Serbia, e cila është në një dialog të moderuar të BE-së me Kosovën, është krejtësisht e papranueshme”, shprehet Lunacek.

“Në të njëjtën kohë është e vështirë për të kuptuar pse Franca po zbaton këtë urdhër arrest, pasi është një shtet që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës një ditë pas shpalljes së saj dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën”, shton më tej Lunacek.

Ajo i bën thirrje Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE-së – sidomos 23 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës – që të mbajnë qëndrim të qartë ndaj Serbisë, pasi urdhër arrestet e vjetra si këto duhet të tërhiqen.

Share: