Nafta, gazi, zhvillimet globale dhe influenca në Ballkanin Perëndimor e Shqipëri…

Nafta, gazi, zhvillimet globale dhe influenca në Ballkanin Perëndimor e Shqipëri…

0

Nga Kasem Seferi

Rritja e çmimit të ushqimit, naftës dhe gazit natyror në tregjet ndërkombëtare, e cila u pasqyrua  vitet e fundit në tregun shqiptar me rritjen e çmimit të bukës, të gazit, etj, dëshmon se me lëvizjet e mëtejshme të çmimit të naftës do të rriteshin çmimet e transportit dhe indirekt çmimet e tjera të mallrave të konsumit.

Në mënyrë parësore, forcimi i vazhdueshëm i importeve botërore të produkteve bujqësore ishte dhe mbetet rezultat i rritjes së konsumit në vendet në tranzicion dhe ato në në zhvillim. Prirja për rritjen e konsumit të produkteve bujqësore, mbeti e fortë edhe pas krizës financiare dhe ekonomike globale, sepse çmimet e miellit u rritën 120 për qind; çmimet e orizit u rritën 75 për qind; ndërkohë që familjet e varfëra shpenzojnë deri në 80 për qind të të ardhurave të buxhetit të tyre.

Proçesi i rritjes së çmimeve për sheqerin, misrin, grurin, mishin dhe vajrat vegjetalë e çuan indeksin në një pik të ri; sheqeri arriti nivelin më të lartë të 30 vjetëve; çmimet e misrit në SHBA u rritën 52 për qind; çmimet e miellit në Europë u dyfishuan; çmimet e sojës në SHBA u rritën me 30 për qind.

Ndërkohë, Kina evoloi nga një vend në zhvillim në një vend të pasur dhe të fortë i mbrojtur nga statusi i saj si një ekonomi në zhvillim, që qendron mbi ujë me një forcë punëtore ultra – konkurruese dhe një investim fizik tejet të madh.

Është vërtetuar tashmë se Kina është më e fuqishme se sa ishte, por nuk njihet shkalla në të cilën zgjidhjet e saj politike ndikojnë çdo çështje globale dhe çdo rajon rreth e rrotull botës (me fjalë të tjera, shkallën në të cilën Kina është bërë një problem global për botën).

Natyrisht, kjo kërkon një përgjigje globale, një politikë që merr në konsideratë rolin e Kinës në çështjet globale dhe në rajone të ndryshme rreth e rrotull botës dhe që rrit vemendjen e vendeve të Europës Juglindore, veçanërisht, vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të punuar së bashku me SHBA, BE dhe të tjerë.

Sipas analistëve të politikës së jashtme një politikë e tillë globale e Kinës do t’i shtojë kërkesat mbi politikën e jashtme të Europës në krahasim me rrugëzgjidhjen e “angazhimit të pakushtëzuar” që Europa ka ndjekur deri tani. Veçanërisht, do t’i kërkojë Europës të përmirësojë koordinimin e marrëdhënieve të saj ekzistuese në kuadër të mundësive të reja që ofron Traktati i Lisbonës.

Hapi i parë konsiderohet krijimi i procesit të politikë-bërjes dhe instrumenteve që do t’ia bënin të mundur Europës të përgatisë një politikë më tërheqëse dhe të qendrueshme drejt Kinës; hapi i dytë konsiderohet identifikimi i qëllimeve të politikës dhe marrëveshjet e perceptuara që mund të puthiten në mënyrë realiste me Kinën në disa çështje parësore; rrugëzgjidhje kjo që, pa dyshim, do të testohet nga Kina.

Në qoftë se Europa do të jetë e qendrueshme në kërkesat e saj, do ta detyrojë Kinën të rifokusohet në Europë jo vetëm si një nga tregjet e saj ndërkombëtare kyç, por gjithashtu si një negociator kompetent dhe një nga ruajtësit e sistemit ndërkombëtar.

Kina ze vendin e tretë ndër vendet nga importon Shqipëria (rreth 424 milion US$ në vitin 2008).

Kina i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë me Shqipërinë, duke i ofruar lehtësi kompanive shqiptare për të bërë biznes në Kinë.

Qeveria kineze u jep mbështetje të veçantë tatimore, doganore, hua dhe sigurime të gjithë projekteve për investime të rëndësishme në Shqipëri.

Kina dërgon delegacione biznesi të nivelit të lartë për të studiuar tregun shqiptar.

Nga mbështetja kryesisht në import dhe eksport, marrëdhëniet ekonomike dypalëshe të Kinës me rajonin e Europës Juglindore duhet të zgjerohen për tregtinë, investimin dhe bashkëpunimin prodhues.

Integrimi i rajonit në BE për Kinën paraqit një potencial shumë të madh.

Analistët e politikës së jashtme venë në dukje se pjesa më e madhe e vendimeve kyç në Kinë janë marrë nga aktorë të brendshëm të panjohur për të huajt, veçanërisht, nga Ushtria Popullore Kineze, kompanitë e mëdha shtetërore dhe Partia Komuniste. Njohja e këtyre aktorëve është parakusht për të pasur një politikë të jashtme efektive drejt Kinës.

“A kërcënohet pozicioni i Amerikës në botë me rritjen e ekonomisë dhe shtrirjen e arritjeve politike të Kinës dhe Indisë?”.

Ngritja e Kinës pa dyshim mendohet të jetë një nga dramat e mëdha të shekullit 21 – të; rritja ekonomike e jashtëzakonshme e Kinës dhe diplomacia aktive tashmë po e transformojnë Azinë Lindore dhe dekadat e ardhshme do të shohin madje rritje më të mëdha të fuqisë dhe influencës së Kinës.

Por, në mënyrë të saktë, si do të luhet kjo dramë është një çështje e hapur. A do ta përmbysë Kina rendin ekzistues, apo do të bëhet pjesë e tij? Dhe çfarë do të bëjnë SHBA për të ruajtur pozicionin kur Kina ngrihet?

Analistë si Fareed Zakaria, mendojnë se që nga koha e rënies së Bashkimit Sovietik, njerëzit kanë vërtetuar se bota ka hyrë në një periudhë të re, e cila karakterizohet nga nivele më të ultë të sherrit politik ndërmjet fuqive të mëdha, tregjeve të lira, tregtisë së lirë dhe revolucionit të informacionit; natyrisht, me një fjalë të vetme: “globalizimi”.

Hamendja është se ashtu sikundër globalizimi rritet; përbërësit individualë të tortës do të rriten gjithashtu në forcë. Forcat e tregut do të bëhen më të forta; teknologjia do të bëhet më bindëse, duke iu dhënë individëve autonomi më të madhe; dhe konflikti politik ndërmjet fuqive të mëdha do të bëhet më i kushtueshëm, por një diçka argëtuese ndodhi në rrugën për një ekonomi të hapur globale – ngritja e e tregut global ka çuar në ngritjen e pasurisë të kombeve të mëdha dhe kjo si përgjigje ka çuar në një ngritje të rëndësisë dhe fuqisë së qeverive të këtyre vendeve.

Ndërsa 20 vjet përpara’ lista e kompanive të mëdha në botë dominohej nga firmat private, tani dominohet nga entitetet me pronë shtetërore, shumë nga tregjet e vendeve në zhvillim; kompanitë shtetërore kineze tani jo vetëm që dominojnë ekonominë kineze (nga 100 kompani 99 janë shtetërore), por gjithashtu luajnë një rol gjithnjë e në rritje në panoramën globale.

Ato luajnë me rregulla të ndryshme dhe kanë qëllime të ndryshme nga ato të kompanive private në Perëndim.

Kasem Seferi ekonomist

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY