Home KRYESORE Nga 20 janari hotelet duhet të vetëdeklarojnë kushtet. Fillojne verfikimet.

Nga 20 janari hotelet duhet të vetëdeklarojnë kushtet. Fillojne verfikimet.

Në sezonin turistik të 2017 do të lejohen të punojnë vetëm ato hotele, resorte dhe guest house që do të licensohen pas kalimit në komisionin e posacëm të verifikimit. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi mblodhi Komitetin Këshillimor të turizmit ku u përcaktuan sfidat që duhen plotësuar para nisjes së sezonit. Nga 20 janari strukturat akomoduese duhet të aplikojnë dhe vetdeklarojnë kushtet dhe kapacitet.

Turizmi ka rritur kontributin e tij në ekonomi me 25% në verën e vitit 2016 krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vizitorëve u rrit me 19.7 % më shumë se në 2015. Por për vitin 2017 do të jetë komisioni i posacëm i ngritur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes e cila do të verifikojë dhe kalojë në skanim të gjitha hotelet dhe guest house në vend nëse i plotësojnë kushtet për të vijuar punën.

Ka qënë ministrja Milva Ekonomi e cila në mbledhjen e Komitetit këshillimorë për turizmin, ka përcaktuar sfidat dhe detyrat për institucionet e varësisë, të cilat duhet të përmbushen përpara fillimit të sezonit turistik.

Kështu nga 20 janari do të nisë klasifikimi i strukturave akomodurese përmes një platforme online, ku çdo hotel apo guest house do të vetëdeklarojë standardet që përmbush dhe kapacitetet e tij. Në fund të procesit do të lëshohet një çertifikatë e klasifikimit për çdo strukturë sipas kategorive përkatëse dhe standardeve të plotësuara. Po ashtu do të bëhet çertifikimi i rreth 70 udhërrëfyesve të parë deri në fund të muajit shkurt, në mënyrë që të nisin punën e tyre në sezonin e ri turistik.

Ministria për këtë qëllim ka filluar një fushatë sensibilizuese për strukturat akomoduese në Vlorë, Tiranë, Durrës, Shkodër, Sarandë dhe Pogradec. Në këtë mbledhje të këshillit përfaqësuesit e operatorëve turistikë vunë theksin te një ndarje e qartë mes tur operatorëve dhe agjencive turistike.

Ministrja Ekonomi theksoi se procesi i licencimit të operatorëve turistikë dhe agjencive të udhëtimit do të nisë menjëherë pranë QKB, pasi të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për nisjen e këtij procesi janë miratuar, ndërsa ka ftuar subjektet të aplikojnë mënjehërë për t’u licencuar. Kjo është përpjekja e para rregulluese në sektorin e turizmit në 25 vjet./Dita.al

Share: