Home KRYESORE VIDEO/12-vjeçarja vret veten live në Facebook, policia jep alarmin

VIDEO/12-vjeçarja vret veten live në Facebook, policia jep alarmin

0

E tmerrshme është videoja e një 12-vjeçareje, e cila ka filmuar veten teksa varej me litar përpara oborrit të banesës së saj. Katelyn Nicole Davis, banuese në Cedartiwn Georgia, vrau veten dhe gjithçka e bëri live në Facebook më 30 dhjetor, pasi tha se ishte abuzuar seksualisht nga një pjesëtar i familjes.

Vetëvrasja e tmerrshme e një 12-vjeçareje po shpërndahet kudo nëpër internet, dhe policia thotë se nuk e ndalon dot, pasi videoja është bërë virale.

Vajza ka filmuar veten teksa ka thënë arsyet se pse po e bën këtë gjë, policia pasi ka parë videon ka vrapuar për në banesën e saj, por ishte tepër vonë.

Videoja vazhdon edhe për 20 minuta të tjera me trupin e vajzës që varet në oborr, ndërsa shpërndarjet në internet kanë qenë të shumta.

Të gjithë këtë e mitura e ka bërë pasi një anëtar i familjes ka abuzuar me të duke e qëlluar me një rrip mesi, gjë që vajza nuk e ka duruar dot dhe ka pësuar tronditje të thellë psikologjike.

Ndërkohë nëse kërkoni emrin e vajzës në You Tube do të gjeni video pafund të saj, në disa është lënë vetëm zëri ku dëgjohen fjalët e fundit të të miturës, por jo pamjet edhe pse nuk është e vështirë që t’i gjesh, pasi shpërndarja është bërë virale.

Videon ku vajza ka kryer vetëvrasjen online nuk mund ta shpërndajmë, pasi pamjet janë të rënda, por më poshtë mund të dëgjoni fjalët e fundit, ku ajo thotë shpesh “Më vjen keq, më vjen keq” dhe më pas dëgjohet zhurma dhe frymëmarrja e fundit e saj.

Media

Share: