Home KRYESORE Atentat në Kiev, vritet politikani rus

Atentat në Kiev, vritet politikani rus

Atentat në Kiev, vritet politikani rus. Ish – deputeti rus Denis Voronenkov është vrarë ditën e sotme në një atentat në Kiev. Sipas policisë, Voronenkov u vra në hyrje të një hoteli në kryeqytetin ukrainas.

45 – vjeçari, ish – anëtar i partisë komuniste të dhomës së ulët në Parlamentin rus, ishte shpërngulur në Ukrainë  vjeshtën e shkuar dhe kishte marrë nënshtetësinë ukrainase. Ai u largua nga Rusia sëbashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Maria Maksakova, e cila ishte gjithashtu deputete.

Voronenkov deklaroi se u largua nga vendi pasi po persekutohej nga agjencitë e sigurisë ruse dhe për këtë arsye hoqi dorë edhe nga nënshtetësia.

Ai dha disa intervista pas largimit nga Rusia, ku kritikoi ashpër Presidentin Vladimir Putin dhe politikat e Kremlinit në Ukrainë.

Sipas britanikes “The Guardian”, Voronenkov u qëllua për vdekje teksa ishte nisur për të takuar Ilya Ponomarev, gjithashtu deputet i larguar nga Rusia.

Hoteli ku ndodhi ekzekutimi, Premier Palace ndodhet në qendër të Kievit dhe frekuentohet nga biznesmenë e të huaj.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Petro Poroshenko thërriti kreun e sigurisë për t’u informuar mbi ngjarjen, ndërsa Kryeprokurori i Ukrainës, Yuri Lutsenko shkroi në Facebook se vrasja ishte “mënyra e zakonshme ndëshkuese e Kremlinit”.

Share: