Home KRYESORE Lapsi.al: Misteri/ Kush ia ndryshoi mendjen Nishanit?

Lapsi.al: Misteri/ Kush ia ndryshoi mendjen Nishanit?

0

Vendimi i presidentin Nishani për të dekretuar “in extremis” Fatmir Xhafën si ministër të brendëshëm ka ngjallur shumë dyshime: çfarë kulisash lëvizën dhe cilët faktorë hynë në lojë në këtë vendim.

Dyshimet janë disa. Së pari presidenti priti deri ditën e fundit të afatit 7 ditor që i njeh Kushtetuta një praktikë që nuk e ka ndjekur më parë. Së dyti ai shpalli një konferencë shtypi, për të justifikuar veprimet e tij, gjë që gjithashtu nuk është e zakontë për presidencën e tij. Dhe së dyti ai kishte furnizuar disa burime pranë tij më lajmin se nuk do ta dekretonte Fatmir Xhafën për ministër të brendëshëm.

Të gjitha këto flasin për aktin se diçka këtë herë ishte ndryshe.

Ndrushe ishte edhe fjala e tij në komunikimin me mediat. Forlula e gjetur duket absurde: “Morali im nuk e pranon dekretimin po kushtetuta shkon ndesh me moralin tim” ishte fabula që gjeti Bujar Nishani.

Pse duhet ta bënte këtë? Ndoshta për t’I dhënë një bonus atyre që i kishte premtuar se do ta rrëzonte Xhafën? Apo mos vallë sepse diçka ka lëvizur ne minutat e fundit dhe ai është dashur ta ndryshojë vendimin vetëm pasi kishte shpalllur tashme konferencën e shtypit?

Një version që po qarkullon më tepër në qarqet pranë shumicës parlamentare është se Bujar Nishanit i është bërë një presion i madh diplomatik. Si ai e kishte vendosur mos-dekretimin dhe pastaj “urdhri” nga kancelaritë perëndimore e detyroi të tërhiqet.

Por i futur në një sitë logjike edhe ky arsyetim çalon. Çfarë presioni mund t’i bëhet një presidenti në fund të mandatit, i cili të ardhmen e tij politike më shumë sesa me ndërkombëtarët e sheh të lidhur me PD-në?

Pikërisht për këtë, një version i dytë e sheh tërheqjen e Nishanit të lidhur me një nga qendrat e vendimmarrjes që funksionon brenda selisë blu. Sipas saj presidenti ka vepruar sinkron me ata që nuk janë në favor të agravimit të mëtejshëm të krizës politike.

Por gjithësesi, cilët do që të kenë qenë faktorët që ndikuan mbi vendimin e presidentit një gjë është e qartë: më mënyrës su u shpall, me argumentat që u justifikua dhe me formulën që gjeti për ta kaluar, ai la një shije të çuditshme. Eshtë pikërisht ajo që ka ngjallur këto dyshime. (lapsi.al)

Share:
Reklama juaj