Home KRYESORE Dhuna në Maqedoni, ja kush është personi që gjakosi Zaevin

Dhuna në Maqedoni, ja kush është personi që gjakosi Zaevin

Mediat maqedonase raportojnë se është identifikuar personi që gjakosi Zoran Zaevin, dje në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai eshte identifikuar si Goran Angelov nga Velesi. “Personi qe shihni ne foto është personi që ka sulmuar në Kuvend”, kanë njoftuar disa portale maqedonase.

Zhvillimet e djeshme

Protestuesit të cilët janë të mbledhur jashtë Parlamentit në Maqedoni, nuk kanë lejuar asnjë ambulancë për të hyrë në Kuvend, për të ofruar ndihmë për të dëmtuarit Zoran Zaev, Damian Mançevski dhe Maksim Dimitrievski dhe Zijadin Selën.

Deri tani zyrtare është se numri i të plagosurve ka arritur deri në tetë persona. Shtatë persona me dëmtime në kokë dhe një me lëndim të gjurit janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në spitalin e Qytetit të Shkupit.

Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor publik, Jasminka Çabukovska, njofton TetovaSot. Ajo tha se të tetë të pranuarit në klinikë vetëm një person i cili ka pasur tronditje u shtrua në spital, por është në gjendje të mirë.

Dy persona me maska dyshohet se kane sulmuar gazetaret dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev në Parlament. Ata mesohet se kane kaluar shumë afër policisë, por policia nuk ka bere dot te mundur ndalimin e tyre.
Zaev është sulmuar dhe përgjakur pas përfundimit të seancës së shumicës parlamentare e cila zgjodhi për kryetar Talat Xahferin e BDI-së.


Momentet kur goditet Zoran Zaev by news-al

Share: