Home KRYESORE Lamtumira e Namik Dokles për politiken

Lamtumira e Namik Dokles për politiken

Namik Dokle edhe pse shkrimtar, do mbahet mend si “fjale pak” ne politike. Ndërsa politika do mbetet arena e fjalës dhe për fat te keq “pa dogane” dhe ku, jo rralle here, ajo ka “vrare” me shume se plumbi, deputeti me jete gjate socialist, edhe lamtumiren kësaj te fundit ja jep me pak fjale.

Ja statusi ne Facebook i lamtumires i Namik Dokles:

“27 VJET…

Pas 27 vjetve, pas 8 legjislaturave te panderprera ne Kuvendin e Shqiperise, ne vendin tim do te ulet nje deputet i ri. E uroj perzemersisht, cilidoqofte! (Vetem “aman” hajdut pulash te mos jete!) Pas 27 vjetve, nga zemra me buron…

MIRENJOHJE per ata mijera socialiste dhe njerez te mire pa dokumente partiake, qe me kane pritur zemerhapur, kane ecur e punuar bashke me mua dhe, ne disa raste, kane vene edhe jeten e tyre ne rrezik per te me mbrojtur nga falanga idjote politike.

ADMIRIM per deputetet e Grupit Socialist te viteve 1992-1997, te paperseritshem ne perkushtim dhe idealizem, me te cilet sollem per here te pare Partine Socialiste ne pushtet.

NDJESE per gjithe ata njerez me halle e veshtiresi ne jete, te cilet nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk me lane t’i ndihmoja, kur kishin nevoje.

PERULJE dhe pendese per ata pak individe qe rralle…shume, shume rralle mund t’i kem lenduar.

FALJE per ata pak individe qe me kane lenduar, edhe pse lendimi “nuk harrohet kurre”!

Dhe…perqafime per ju miqte e fejsbukut!”

Share: