Home KRYESORE Ndarje nga Klaudia Pepa? Flet Albi Nako

Ndarje nga Klaudia Pepa? Flet Albi Nako

0

Sot, në Bluetooth, është shkruar se Klaudia Pepa dhe Albi Nako janë në krizë, një lajm që ka habitur shumë publikun e qëu shpërnda në të gjitha mediat e tjera.

Por, ata kanë treguar për ‘Class’ që sapo janë kthyer nga një udhëtim romantik, që për strategjitë e tyre të prezantimit në publik, nuk kanë vendosur ta ndajnë publikisht, siç bënin dikur. Klaudia është duke ndërtuar karrierën në Itali dhe për këtë arsye dhe profili i saj virtual është bërë shumë profesional, me aspak postime nga jeta private, për të krijuar një imazh publik profesional. Kjo është një zgjedhje për të cilën, ata kanë rënë dakord të dy, siç ndodh pak a shumë me gjithçka tjetër që ka të bëjë me hapat e jetës dhe karrierës.

Aktualisht ata planifikojnë të kenë një shtëpi të tyren në Itali dhe pse jo të zgjerojnë familjen edhe me një fëmijë, sipas ‘Class’.

Albi dhe Klaudia, konfirmojnë jo thjesht që nuk ka asnjë krizë, por dhe se martesa po kalon në një fazë edhe më të konsoliduar, me planet e reja të cilat jo të gjitha do të pasqyrohen në Instagram.

Share:
Reklama juaj