Home KRYESORE Rama takim kokë më kokë me Ilir Metën

Rama takim kokë më kokë me Ilir Metën

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kreun e LSI-së Ilir Meta ne zyren e ketij te fundit. Ky takim vjen një ditë pas miratimit në Kuvend të tre emrave të maxhorancës për komisionin e vettingut “ad hoc” dhe një ditë para seancës plenare të së enjtes.

Mendohet se nga ana tjetër ky takim po zhvillohet para proceduarve për zgjedhjen e Presidenti të ri. Nesër kryeparlamentari Ilir Meta në orën 10:00 do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Zgjedhjet e 18 Qershorit janë shumë afër dhe opozita ka theksuar se nuk do të marrë pjesë nëse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo kërkon dhe krijimin e një qeverie teknike.

Share: