Home KRYESORE (Foto) Si protestonte Rama dje dhe si proteston Basha sot!

(Foto) Si protestonte Rama dje dhe si proteston Basha sot!

Përkundër të gjithë paralajmërimeve që vinin nga propaganda qeveritare dhe nga disa seli diplomatike të rëndësishme në vend, protesta e opozitës u zhvillua dhe përfundoi paqësisht. Mijëra qytetarë që u mblodhën në bulevard u larguan qetësisht.

Ministria e Brendshme foli për “protestë që kishte respektuar ligjin” dhe në vazhdën e propagandës rilindase e faturoi atë në regjistrin e sukseseve të policisë.

Protesta u duk që në nisje që nuk ishte projektuar për të qenë e dhunshme. Lulzim Basha doli në bulevard bashkë me vajzat e tij të vogla.

Vullnetarët e PD u rreshtuan përballë policisë për të mos lejuar përplasje.

Ky organizim ishte kontrasti që solli PD në këtë protestë, ndryshe nga sa ishte parë në protestat e organizuara nga opozita e Edi Ramës, imazhet e të cilave mund t’i shihni më poshtë.

Të vetmet imazhe që erdhën nga protesta ishin ato të bulevardit herë plot e herë bosh. Plot nga kamerat që e transmetuan live dhe bosh nga dronët e qeverisë që shpërdanin foto e video nëpër redaksitë e mediave pranë tyre. /Lapsi.al

Share: