Home KRYESORE Mungesa e besimit të ndërsjellët mes palëve, paçavure politikë amatore

Mungesa e besimit të ndërsjellët mes palëve, paçavure politikë amatore

Nga Denis Dyrnaja

Unë besoj se kriza politike aktuale dhe mungesa e thellë e besimit të ndërsjellt mes palëve në këtë paçavure politikë amatore që zhvillohet këtu në Tiranë i ka rrënjët thellë në të shkuarën tonë të kahershme.

Shqiptarët e kanë në gen pabesinë dhe ndaj kanë shpikur dhe besën, sepse janë të pabesë, sepse nuk ka nevojë për besë kur je korrekt. Nuk besoj se në historinë e një vendi të ketë individë që të kenë punuar dhe kontribuar më shumë kundër interesave të tij kombëtare se vetë shqiptarët. Janë shitur e blerë, ja kanë futur njëri tjetrit që nga Koha e Skënderbeut me Hamzain, në periudhën e Esat Toptanit, në periudhën e luftës antifashiste që vrisnin në prita njëri tjetrine deri në ditët tona kur ndarja, intrigat meskine dhe hipokrizia e stisur janë një simbiozë e jashtëzakonshme e asaj që ne jemi dhe pretendojmë sikur jemi diçka tjetër. Në dejet tona rrjedh gjak intrige dhe skuthllëku, dashakeqësie dhe mosdashësie. Faktet e tregojnë. Çmenduritë si ’97-ta e kanë provuar që ne nuk e kemi rastësisht edhe shqiponjën me dy krena sepse njëra kren mezi e suporton tjetrën të paktën në përfaqësimin politik dhe përfaqësimi politik është realitet është imazhi i vendit, i këtij vendi që çudit një botë të tërë me intrigat e veta më bajate dhe të shëmtuara kur hajduti ngre gushtin kapni hajdutin dhe varësi thotë kapni vrasin, kur janë të gjithë ujqër dhe premtojnë të ruajnë mëlçitë. Kur të gjithë ata që mund të kenë bërë një mijë e një të zeza përbetohen për ndershmëri e dashuri të sinqertë për të mirën e popullit. Është një poker i madh banditësh dhe kaçakësh që dikur në kohë të tjera rrinin me çallma e alltie në brez bajraqeve e konakëve të këtij vendi, e sot vishen me firmato. Nëse do të shohësh të ardhmen e një vendi shihi të shkuarën!

Share: