Home KRYESORE Çmendet i riu nga Lushnja, godet me grushta gruan e tij

Çmendet i riu nga Lushnja, godet me grushta gruan e tij

Një qytetar nga Lushnja u vu në pranga pasi akuzohej se kishte dhunuar bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Burime zyrtare nga policia thanë se oficerët e Krimeve në Policinë e Lushnjes kanë arrestuar në flagrancë Ervin D., 36 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 30-vjeçares me inicialet F. D. Dosja me materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Lushnjes për akuzën “Dhunë në familje”.

Share: