Home KRYESORE Nard Ndoka i përgjigjet Ramës. Nuk do ta besoni me cilin e...

Nard Ndoka i përgjigjet Ramës. Nuk do ta besoni me cilin e krahason…

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka i është përgjigjur sot akuzave që kryeministri Edi Rama ka bërë në adresë të tij në Shkodër.

“Çfarë ka Edi Rama më shumë se Nexho Shabani?! Nexho bën humor dhe populli qesh; Rama po bën humor me ‘degjesat’ e popullit, pasi ju bleu votën!”,- shkruan Nard Ndoka.

Gjate flalës së tij në Shkodër, Edi Rama nuk la pa thumbur dhe kryetaren e bashkisë së Shkodrës dhe deputetin Nard Ndoka. Duke iu drejtuar qytetrevë Rama tha se Çfarë ka Nard Ndoka që hyn në Kuvend dhe bëhet edhe ministër? Dhe teksa ngriti këtë pyteje Rama tha se Nard Ndoka ka një gjë më shumë se ju se vjen vërdallë që të duket njeri i rëndësishëm.

Pjesë nga deklarata e Ramës: “Çfarë ka Nard Ndoka 25 vjet këtu që hyn në Kuvend dhe bëhet edhe ministër? Pse u dashka gjet një mik te Nard Ndoka dhe ti thotë drejtorit ‘jepja këtij’? Nard Ndoka ka një gjë më shumë se ju se vjen vërdallë që të duket njeri i rëndësishëm.

Ndërkohë që këtë fuqi duhet ta ketë çdo njeri i zakonshëm që është anëtar i koalicionit. Si do funksionojë kjo? Nëse platforma do të marrë një denoncim konkret dhe thotë “unë jam filani, kam këtë numër telefoni dhe këtë ID dhe kam këtë shqetësim me këtë drejtor. Shteti i qepet pas derisa ta zgjidhë dhe ti japë përgjigje”.

Share: