Home KRYESORE LSI për Ramën: Vendi ka një Kryeministër turist dhe të papërgjegjshëm

LSI për Ramën: Vendi ka një Kryeministër turist dhe të papërgjegjshëm

LSI sulmon sërish kryeministrin Edi Rama, lidhur me cështjen e zjarreve në vend dhe mbytjet e pushuesve në plazhe. Petrit Vasili thotë se Rama nuk ka ndërmend të prishë pushimet e veta.

Sipas tij vendi ka një Kryeministër turist. Më poshtë reagimi i plotë i Vasilit.

Flakë në kodrat e Ardenicës.

Një 13-vjeçar humb jetën duke u mbytur në Velipojë pak çaste më parë. Vera më e rëndë për shqiptarët.

Bilanc i rëndë lufte: tragjedia e të mbyturve në plazhet shqiptare nuk ka të sosur dhe zjarret po shkretojnë vendin dhe pasuritë e qytetarëve.

Të gjithë qytetarët janë në ankth dhe dëshpërim të thellë për vendin. Vetëm kryeministri është i qetë dhe i pashqetësuar hiç në romantizmin e tij veror dhe nuk shpenzon asnjë fjalë, as për qokë, e jo më për drejtim shteti.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë pushime të mbara.

Ç’lidhje ka ai në fund të fundit me këtë vend? Turist është.

Iku dikur, erdhi, do iki prapë dhe hallet akoma më të mëdha do t’ua lerë shqiptarëve pa u zgjidhur asnjërën. Të tjerat… do t’i marrë me vete.

Share: