Home KRYESORE TAKIMI I DURRESIT DHE PAQARTESITE E RADHES…

TAKIMI I DURRESIT DHE PAQARTESITE E RADHES…

Nga Zef Preci

Sot (E Shtune, 26 Gusht 2017) u mbajt ne Durresit takimi informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me pjesmarrjen edhe te Komisionerit Europian për zgjerimin Johanes Hahn dhe numrit dy te Bankës Botërore për rajonin, me fokus proceset integruese dhe ekonomia.

Pavaresisht trajtimit me ngjyra te ndryshme qe lidhen me preferencat politike te njerit apo te tjetrit, apo me friken e kuptueshme dhe te drejte mbi rreziqet potenciale qe percjell informacioni i pamjaftueshem rreth qendrimeve konkrete te paleve pjesmarrese dhe dokumenteve perkatese te shqyrtuara aty, takimi percaktoi se krijimi nje tregu Ballkanik ka si qëllim rritjen e nivelit të punësimit dhe mirëqenies, heqjen e barrierave mes vendeve dhe më pas integrimin në BE”, sic u percoll mbas takimit nga konferenca e perbashket per shtypin e Kryeministrit Rama dhe Komisionerit Hahn.

Se pari, mendoj se takime te tilla jane gjithnje te dobishme, edhe kur nuk finalizohen me nenshkrimin e ndonje marreveshjeje zyrtare. Ato sherbejne per te pare “ne pasqyre” gjendjen tone te brendshme dhe mundesojne te kuptuarit e problemeve serioze qe kemi ne ekonomine tone kombetare dhe ne bashkepunimin ekonomik rajonal, qe lidhen gjithashtu me gjendjen tone te brendshme ekonomike.

Se dyti, nga dyshja Rama-Hahn u fol per nje plan me 115 pika per “tregun e perbashket ne Ballkan”. Pa qene a priory, kunder apo ne favor te ketij plani, mendoj se hapa te tille duhen pershendetur edhe pse nuk jane (dhe nuk mund te jene) thjesht vullnet politik apo atribut i pak personave apo me keq akoma i nje personi te vetem. Ato kane nevoje te behen publike, te jepet e koha e nevojshem per diskutim per te kuptuar anet pozitive dhe negative te cfaredo hapi, per cilendo pale te interesuar deri edhe per cdo qytetar te zakonshem te vendit. Nuk e teproj te them se vendim-marrje te tilla mund dhe duhet te jene subjekt i keshillimit me te gjithe qytetaret e vendit psh ne formen e nje referendumi kombetar. Se jane qytetaret, qe do te paguajne kostot e politikave qe ndiqen dhe nuk ka perse te mos marrin edhe pergjegjesite e rastit. Demokracia e deleguar ne kete rast tejkalon caqet e veta, e kjo per aresyen e thjeshte se nje qeveri mandatohet cdo kater vjet dhe per per kater vjet, ndersa politika te tlla kane kosto qe paguhet nga breza te tere qytetaresh.

Se treti, bashkepunim yne rajonal duhet te ndertoje instrumentet e nevojshme ligjore dhe institucionale, duhet te demonstrohet ne dimensionin ndershqiptar ne trajektoren Tirane- Prishtine dmth Shqiperi-Kosove. Kjo do te jepte mundesi per te identifikuar nga afer barrierat e cfaredolloji, per te nxjerre mesimet e duhura, per te amenduar hap mbas hapi legjislacionin perkates pa ju laerguar optikes se perafrimit me BE-ne, duke u motivuar nga nje qellim final: si te rritet fuqia konkurruese e ekonomise sone kombetare, si te thellohet specializimi i atyre veprimtarive ekonomike qe rezultojne me kosto sa me te ulet (konkurruese) por edhe qe kane treg ne rajonin toen e me gjere, si te shfrytezohen me mire avantazhet konkurruese dhe krahasuese te secilit vend. Ne kete proces krijohet mundesia per nje efekt sinergjie ekonomike Shqiperi-Kosove dhe mbi bazen e pervojes qe do te grumbullohet behet e mundur edhe shtrirja e bashkepunimit me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor.

Se katerti, cfaredo hapje e metejshme ekonomike e pamatur, pa bere me pare analizat perkatese te kosto-perfitimeve te detajuara dhe te shtrira ne kohe eshte e mbarsur me rrezikun e pamundesimit te ngritjes se ekonomise sone kombetare edhe ne te ardhmen sidomos ne sektoret prodhues dhe eksportues te saj, mbart rrezikun qe tipari post-kolonial qe shfaq dukshem sot kjo ekonomi (eksportimi vetem i fuqise puntore te lire, lendeve te para minerare te paperpunuara, apo zhvillimi i industrive fasoniste, etj) te fitoje qendrueshmeri. Kjo do te conte edhe ne humbjen e fillit pro-integrimit Europian te vete procesit te shpallur.

Ne fund te fundit, nje treg i përbashkët në Ballkan eshte i dobishem vetem nese i sherben pershpejtimit te zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te secilit vend te vecante te rajonit e rajonit ne teresi dhe ka vlere vetem nese ndihmon per te avancuar axhenden integruese te tyre dhe jo thjesht per “nje dekorate sjelljeje te mire” me shume ne gjoksin e liderve te vendeve te rajonit perballe burokracise se Brukselit ne perpjekjen e kesaj te fundit per te mbajtur gjalle endrren Europiane te qytetareve shpresehumbur te Balkanit Perendimor.

Share: