Home KRYESORE Ylli Manjani: Holanda të vendosë vizë vetëm për ambasadoren…

Ylli Manjani: Holanda të vendosë vizë vetëm për ambasadoren…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson si skandaloz reagimin e ambasadores së Shqipërisë në Holandë, ndërsa shton se ky fakt mund të na rrezikojë seriozisht vendosjen e vizave.

Manjani thotë se qeveria holandeze do të duhet të reagojë, ndërsa shprehet se “Shpresojmë jo në drejtim të vendosjes së vizave! Le ti vërë viza Ambasadores sonë atje po qe nevoja, por jo ne të tjerëve”.

Statusi i Manjanit

Reagimi skandaloz i ambasadores mund të na rrezikojë seriozisht vendosjen e vizave!!!

Tashmë nga një memo e policisë Hollandeze, është sensibilizuar i gjithë opinioni publik në Hollandë. Për pasojë qeveria Hollandeze do të duhet të reagojë disi!

Shpresojmë jo në drejtim të vendosjes së vizave! Le ti vërë viza Ambasadores sonë atje po qe nevoja, por jo ne të tjerëve!

Kjo nuk është diplomaci leshi! Është politikë shtetërore e keqe dhe e papërgjegjshme!

Share: