Home KRYESORE Çfarë i tha Donald Lu të rinjve që ftoi në ambasadën amerikane?

Çfarë i tha Donald Lu të rinjve që ftoi në ambasadën amerikane?

Që kur nisi të flasë troç për mafian që sundon Shqipërinë, çdo dalje publike e ambasadorit amerikan po shihet me interes ditët e fundit.

Por këtë të mërkurë ambasadori ka ndryshuar temë. Në ambasadën amerikane kishte ftuar disa të rinj, që janë pjesë e Klubit të Sipërmarrësve, një nismë kjo e ambasadës amerikane.

“Anëtarët e këtij grupi vizituan ambasadën për të ndarë iniciativat dhe idetë e tyre të sipërmarrjes. Ata u takuan me Zëvëndës Shefen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun për të mësuar rreth mundësive të arsimimit dhe programeve të shkëmbimit. Ambasadori Lu i foli grupit për përvojën e tij në Shqipëri dhe iu përgjigj pyetjeve rreth iniciativave të biznesit në Shtetet e Bashkuara” shkruhet në profilin në Facebook të ambasadës.

Nisma si kjo mbeten për t’u vlerësuar, por ambasadori amerikan po merr çdo ditë e më shumë përmasat e njeriut të vetëm në këtë vend, që mund të ulë me këmbë në tokë timonierin tonë, Edi Ramën. E bëri këtë kur foli për 4 klanet dhe 20 familjet kriminale që na sundojnë.

Në mos flet sërish për këtë temë, të paktën të prononcohet për llotarinë amerikane, që është dhe tema kryesore e bisedave në të gjitha bar-kafet e Shqipërisë këto ditë./Lapsi.al

Share: