Home I pakategorizuar Vasili: Është fare e qartë që i shkarkuari i parë duhet te...

Vasili: Është fare e qartë që i shkarkuari i parë duhet te ishte Edi Rama…

Nga Petrit Vasili

Jemi së bashku për të vlerësuar situatën tepër të rëndë me të cilën po përballet vendi, lidhur me krimin dhe luftën ndaj tij. Në mënyrë të drejtpërdrejt duhet ti informoj opinionit të gjerë publik se shkarkimet e fundit të bëra në Elbasan janë thjesht dhe vetëm shkarkime të vonuara të cilat duhet të bëheshin dy muaj më parë dhe sot ato bëhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thjesht dhe vetëm për të hequr vëmendjen nga droga që ka përmbytur vendin dhe sigurisht për të hequr vëmendjen nga ngjarje të tjera tepër të rënda.

Gjithashtu është shumë e rëndë që në këto dënime kolektive po u bihet në qafë dhe policëve dhe drejtuesve të ndershëm të policisë duke i përzier me ata të cilët kanë qenë të përzier në llumin e krimeve dhe të trafiqeve duke rikonfirmuar standardin e shëmtuar dhe poshtërues të kësaj qeverie.

Që ata që luftojnë me krimin dhe e denoncojnë atë, siç ishte dhe rasti i Dritan Zaganit, burgosen, arrestohen, persekutohen sepse i bëhen pengesë krimit dhe trafikut. Është fare e qartë që i shkarkuari i parë duhet të kishte qenë Haki çako si ideatori, frymëzuesi, mbështetësi jo vetëm i trafikut të drogës në Shqipëri por edhe shkatërruesi dhe autori i krimit elektoral të 25 qershorit. Ku krimi mori në dorë zgjedhjet dhe jo qytetarët. Pikërisht për këto arsye të mëdha ky nuk duhet të ishte më asnjë sekondë në detyrë sepse me atë në krye të policisë shqiptare, shqiptarët janë pa polici dhe rendi është pa asnjë element sigurie. Përkundrazi të vetmit që janë të qetë janë kriminelët dhe trafikantët. Gjithashtu ju pohoj me bindje të plotë se këtë veprim Kryeministri shqiptar nuk mundet dhe nuk do ta bëj dot kurrë sepse ai trembet për vdekje të bëjë një shkarkim të tillë sepse ashtu siç thotë një fil i njohur shqiptar i cili për lugën e çorbës së prishur. Përkundrazi Kryeministri ynë ka ngrënë një kusi plot të çorbës së prishur të krimit dhe të trafiqeve deri në lugën e fundit. Sigurisht që drejtësia shqiptare do të duhet të veprojë me shpejtësi të jashtëzakonshme pasi ka qenë dhe është tepër e vonuar në veprime të drejtpërdrejta të cilat i japin përgjigjen e merituar dhe ballore kësaj situatë shumë të rëndë. Jo vetëm duke filluar hetimin që nga Kryeministri i vendit i cili është drejtpërdrejt i implikuar në këto afera dhe autori i shkatërrimit të zgjedhjeve të fundit të 25 qershorit. Dhe kujtoj këtu që një denoncim i qartë i bërë publik dhe i depozituar është ai i deklaratën për lënien e policisë në funksion të zgjedhjeve dhe të krimit elektoral. Gjithashtu i duhet ti jap një përgjigje të menjëhershme skandalit të jashtëzakonshëm që një vend anëtar i NATO-s ka bllokuar e shuar radarët e tij të kontrollit të kufijve për të hapur autostradat e drogës dhe kjo dhe ngjarje të tjera që implikojnë kryeministrin por dhe ministra dhe ish-ministra, materialet dhe faktet e të cilëve janë në njohje të prokurorisë, e bëjnë atë të veprojë me shpejtësia të madhe pasi dhe minuta nuk pret. Jemi dëshmitar që vendet mike dhe partnere kanë ecur shumë shpejt përpara dhe janë ata që kanë vënë në lëvizje situatën ndërkohë që do duhej të ndodhte e kundërta. Megjithatë nuk ka kohë për të humbur dhe duhet vepruar me shpejtësi pasi Shqipëria sot është më e kërcënuar se kurrë dhe qytetarët shqiptar janë më të kërcënuar se kurrë pasi si asnjëherë në historinë e këtij vendi krimi ka uzurpuar qeverisjen dhe qeveris ai nëpërmjet kollareve shumëngjyrëshe të atyre që ulen në karrigen e Kryeministrit

Share: