Home KRYESORE Reportazh/ Në fshatin ku nxënësit shkojnë në shkollë me dy palë këpucë

Reportazh/ Në fshatin ku nxënësit shkojnë në shkollë me dy palë këpucë

Në Biçukas të Divjakës rruga është në një gjendje të atillë sikur 40 vjet më parë. E mbuluar nga balta dhe gropat, fëmijët veshin çizme plastike për ta kaluar atë. Kurse të rriturit kërkojnë një mundësi tjetër për të ikur që aty.

Në çantë, përveç librave mbajnë edhe këpucë. Iu duhen pasi të kalojnë rrugën me baltë. Këtë e bëjnë duke veshur çizme llastiku. Në fshatin Biçukas në Divjakë koha ecën mbrapsht. Balta dhe gropat janë aty në tërë gjatësinë e rrugës.

Në ditët me shi nuk mund të kalojnë as mjetet e transportit urban. Drejtuesit e tyre duhet të mendohen mirë përpara se të përshkojnë këtë segment.

Dikur rruga e Biçukasit ka qenë e shtruar me gurë. Kurse disa muaj më parë në të u hodh dhe, ç’ka shkaktoi dhe baltën e madhe. Shumë nga banorët po e braktsin fshatin.

Rruga e gjatë dy km nën administrimin e Bashkisë Divjakë, nuk është asfaltuar asnjëherë. Por sipas informacioneve që siguroi Abc News, nuk është as në planet e bashkisë për t’u sistemuar as për vitin 2018./opinion.al

Share: