Home KRYESORE Çmendin femrat suedeze/ Ja çfarë kërkojnë gjatë punës me ligj

Çmendin femrat suedeze/ Ja çfarë kërkojnë gjatë punës me ligj

0

E dimë që kjo duket e çuditshme, ashtu është dukur edhe për shumë persona të cilët e kanë quajtur këtë një kërkesë aspak normale dhe që nuk duhet plotësuar.

Mirëpo një grup qytetarësh suedezë, të mbrojtur edhe nga disa këshilltarë bashkie të Suedisë, janë të idesë se çdo kompani apo institucion duhet të sigurojë 1 orë pushim gjatë ditës që punonjësit të kenë mundësi të bëjnë seks.

Ata madje kanë kryer edhe një studim ku kanë vënë re se punonjësit të cilët bënin seks më shumë ishin më tepër produktivë në punë. “Vjen një pikë në 6-orarëshin e punës ku duhet medoemos të kesh një pushim dhe nuk bëhet fjalë vetëm të pish një kafe apo të konsumosh diçka për të ngrënë. Nevojitet seks!” – ka thënë njëri prej iniciatorëve të kësaj ideje.

Grupi që po punon për këtë kërkesë po përpiqet të lobojë në mënyrë të tillë që kjo çështje të shkojë për miratim në parlament.

Share:
Reklama juaj