Home KRYESORE A është Prekuroria e politizuar? Nga Ylli Dylgjeri

A është Prekuroria e politizuar? Nga Ylli Dylgjeri

0

Sigurisht. Po besojmë çdo ditë e më shumë se ngjarjet kryesore që po ndodhin sot në vend, të cilat po i japin trajtë rrugës drejt të cilës po ecim, po ndodhin sepse dikush apo disa i kanë planifikuar të ndodhin në atë menyrë. P.sh ka më shumë se 1 muaj që nga Trupi Diplomatik

u tha se në Janar do të fillojnë të kapen peshqit e mëdhej. Dhe shihet që drejt kësaj po shkohet. Me vitin e Ri shqiptarët do të njihen me:

-Prekurorin Ri,
-Burgun e Ri( Shkodër),
– dhe Peshqit e Rinj.

Ka precedentë ky parashikim?

Në amerikë, vitin 1991, Presidenti i posazgjedhur Bill Klinton, emëroi mikun e tij të ngushtë dhe shokun me të cilin luante golf Uebster Habell, si zevendesprokuror të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë
(në Amerikë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm i mban Ministri i Drejtësisë)

Në një autobigrafi që ka botuar kohët e fundit me titull Miq në Pozita të Larta, Habelli shkruante se Klinton i kishte thënë atij : ” Ueb…nëse ja dal tët emëroj në krye të drejtësisë, dua të më gjesh përgjigjet lidhur me dy çështje: E para kush e vrau Xhon Kenedin? Dhe e dyta a ka jashtëtokësor? Ai e kishte megjithëmënd- thotë Habelli…

Nisur sa më sipër, dhe paçka se çdo krahasim çalon, mund të hamëndsojmë se dhe Prokurori shqiptar i Përkohshëm apo i Përheshëm do të ketë dy tre çështje “porosi”. Këtu nuk ka çështje Kenedi apo Jashtëtoksor, por ka çështje si p.sh

“Transferimi i Prokurorëve” – thotë z. Basha,
“Çështja e ÇEZ” – them unë. Doni dhe një të tretë që e thotë Taulanti?

Po themi edhe “Afera e Konçesionit të Skanimit”. Pra deri këtu jemi në rrjedhën llogjike të ngjarjeve. Pritet vetëm emri i Prokurorit. Tek Ne nuk ka traditë loja e Golfit. Por kemi në traditë basketbollin.

Le të presim. Prekurori do të gatuhet në Kuvend. Kujdes! Prekurori, jo Prokurori.
Suksese.

Share:
Reklama juaj