Home KRYESORE Kthehen shirat, nga nesër në të gjithë Shqipërinë

Kthehen shirat, nga nesër në të gjithë Shqipërinë

Sot pasdite priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

Ndërsa nesër në pjesën e dytë të ditës ato priten të përfshijnë gjithë vendin duke u bërë mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 °C / 18 °C, në vendet e ulëta: 8 °C / 16 °C, në vendet malore: 5 °C / 13 °C.

Era do të fryjë e lehtë, por në bregdet deri mesatare.

Share: