Home KRYESORE Multinacionalja “Unilever” zgjedh Kompaninë shqiptare “Neranxi”, për t’i dhënë ekskluzivitetin e produkteve...

Multinacionalja “Unilever” zgjedh Kompaninë shqiptare “Neranxi”, për t’i dhënë ekskluzivitetin e produkteve të saj!

Unilever: “Të kuptojmë kërkesat dhe dëshirat e shefave të kuzhinës, është zemra e biznesit tonë!”

“Unilever” është një nga furnizuesit kryesorë në botë me produkte ushqimore. Ajo operon në 180 vende të botës duke sjellë produkte të një cilësie të lartë për 50 lloje kuzhinash, nga çdo cep i botës. “Unilever” nuk bën thjeshtë shitje produktesh! Ekipet e kuzhinierëve profesionistë të “Unilever” punojnë në terren me klientët, duke krijuar receta unike, të shijshme dhe të shëndetshme. Markat e tyre të famshme si Knorr, Hellman, Lipton etj, kanë pushtuar tregun global, duke e kthyer “Unilever Food Solutions”, në një kompani frymëzuese për klientët e saj dhe në një kënaqësi për konsumatoret. Stafi i talentuar i kuzhinierëve të kësaj kompanie, prek 800 milionë konsumatorë çdo vit.

Synimi i kompanisë përqendrohet në katër fusha, për të bërë diferencën: përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies, rritjen e sigurisë së ushqimit, zvogëlimin e mbeturinave ushqimore dhe asistencën e qëndrueshme profesionale. Falë këtyre produkteve, edhe fast-foodet të cilat kanë famën e ushqimit jo të shëndetshëm, sot me produktet “Unilever”, kanë marrë vlerën e një ushqimi që të shijon dhe është një mik i mirë për mirëqënien fizike.

“Tashmë në tregun shqiptar, konsumatorët tanë do e kuptojnë sa e rëndësishme është të ushqehesh me standarte të larta, edhe në një kioskë modeste, sepse ne jemi të bindur se produktet e “Unilever” do të shpëndahen me shpejtësi, falë një klientele tashmë të konsoliduar të Kompanisë “Neranxi”, e cila ka një rrjet shpërndarje në çdo cep të Shqipërisë, Kosovës dhe në disa pika në Maqedoni e Mal të Zi. Sepse Kompania “Neranxi” ka synuar gjithnjë cilësinë dhe standartet e vendeve të zhvilluara në ushqyerje, prandaj të gjithë besojnë tek marka jonë, si garanci e cilësisë dhe suksesit!” – shkruan Nikollaq Neranxi presidenti i kompanise ne faqen e tij ne Facebook.

Nesër në orën 10 paradite, ftohen të gjithë të interesuarit në ambientet e laboratoreve të kompanisë “Neranxi” prane rruges dytesore te autostrades Tirane Durres, për tu njohur nga afër me produktet “Unilever” të demonstruara nga specialistët e kësaj kompanie.

Perqasje.com ju sugjeron te mos mungoni në këtë event të rëndësishëm të kulinarisë cilesore dhe nje mundesi per ti shijuar ushqimet cilesore!

Share: