Home KRYESORE U dënua për prostitucion, mbesa e Martin Camaj rrëfen bisedën me Ramën...

U dënua për prostitucion, mbesa e Martin Camaj rrëfen bisedën me Ramën para largimit në Gjermani

0

Vera Camaj, mbesa e Martin Camajt, e cila rreth 1 vit më parë la qelinë e burgut pas dënimit për shfrytëzim prostitucioni, në kërkim të një drite shprese për t’u bashkuar me fëmijët e saj dhe për një jetë më të mirë la Shqipërinë dhe ndodhet për azil në Gjermani. Ajo thotë se si ish-e dënuar jeta e saj pas burgut ishte shumë e vështirë por jo vetëm për të por edhe dy djemtë e saj.

Emisioni ‘Njerëz në Fokus’ në News24 ka sjellë sot një intervistë të patransmetuar më parë (të regjistruar tre muaj më parë), ku 39-vjeçarja fliste për peripecitë pas daljes nga burgu. Vera Camaj tregoi peripecitë për të siguruar jetesën, duke shtuar se po lufton çdo ditë për t’u bashkuar me dy djemtë e saj, që tashmë i ka ish-bashkëshorti i saj, përcjell ‘BalkanWeb’.

39-vjeçarja rrëfeu mes të tjerash se gjatë kohës që ishte në Shqipëri i kishte dërguar kryeministrit Edi Rama një mesazh, ndërsa ky i fundit e kishte marrë në telefon. Ajo tha se Rama i ishte përgjigjur shumë keq, dhe i kishte sugjeruar asaj që të mësonte si të shkruante.

Intervista e dhënë nga Vera Camaj tre muaj më parë

Sa kohë u bë që ke lënë qelinë?

8 muaj (Intervista u krye 3 muaj më parë)

Çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe?

Jam marrë me gjykatën e Shkodrës për të takuar fëmijët. Ato i mbajnë anën e atij tjetrit (ish-burrit). Dua që fëmijët të jenë të lirë. Ai i mban me zor. Djali i vogël është me depresion, ka nevojë që të shkojë tek psikologe. Me letra, djalin e vogël e kam unë, por vendimi nuk zbatohet.

Përse nuk zbatohet? Nga kush?

Jam e kërcënuar nga njerëzit e ish-burrit. Më thonë; ‘nuk t’i lëmë fëmijët, do të vrasim, do të presim’. Unë i kam në kujdestari, dhe do t’i kërkoj deri në vdekje. Unë i kam çuar dhe mesazh kryeministri Edi Rama para një jave. E kam mesazhin akoma, nuk e fshij. Ai më mori në telefon në orën 21:00 të darkës dhe më pyeti se a isha mbesa e Martin Camajt. Po i thash unë jam. Ai më foli keq. Më ta që ‘kur të mësosh të shkruash, shkruaj sërish. Unë i thash ‘më mbro’. I thash se; ‘Nuk lekë, s’dua drogë, por vetëm më mbro’. Fëmijët e mi nuk janë në shkollë. Fëmijët e mi jetojnë shumë keq, nuk kanë kushte. Nuk punon babai i tyre. Djali i madh punon me makinë drush.

Ke punuar gjatë kësaj kohe?

Kam punuar vetëm për të larë qiranë e shtëpisë. Kam punuar në kuzhinë. Unë jam një letër. Kam frikë se do më vrasin. Jam me urdhër mbrojtje. E kam ndarë mendjen me ik, në Shqipëri nuk rri më. Në Shqipëri nuk rri më. Dua të iki ose në Gjermani, ose në Francë.

“Djemtë e mi torturohen nga ish-burri”, Vera Camaj flet nga Gjermania

Sot Vera Camaj ndodhet në një kamp azilantësh në Gjermani ku shpreson të fitojë edhe statusin e azilantit dhe më pas të tërheqë edhe fëmijët. Në lidhjen me Skype me gazetaren Ola Bruko në News24, Vera tregoi gjendjen e saj dhe bisedat me dy djemtë që ndodhen në Shkodër.

Vera në cilin kamp ndodhesh?

Ndodhem në Mainheim në Gjermani.

Ka të tjerë shqiptarë aty?

Ka shqiptarë. Nuk janë shumë sepse ka dhënë urdhër Rama që t’i kthejnë në Shqipëri.

Pse ky vendim për t’u larguar?

Në Shqipëri isha e kërcënuar nga bashkëshorti. Kërkova ndihmë në shtet, askush nuk më dha ndihmën. U detyrova t’i drejtohem Evropës.

Ti ke shpresë të fitosh azilin dhe të tërheqësh fëmijët?

Po besoj do bëhet realitet. Jam kërcënuar nga një alkoolist. Kam 3 muaj që s’i kam parë djemtë. As gjumi nuk më merr. Djali i madh më ka marrë disa herë në telefon duke qarë dhe më ka thënë se babi po na torturon. Kam marrë policinë në telefon nga Gjermania.

Share:
Reklama juaj