Home KRYESORE Vuçiç: Rusia të jetë ndërmjetësuese mes Serbisë dhe Kosovës

Vuçiç: Rusia të jetë ndërmjetësuese mes Serbisë dhe Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi pret nga Rusia që të jetë ndërmjetësuese në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Gjatë takimit të Vuçiçit me kryetarin e dhomës së lartë të Parlamentit rus, Valentin Matvienko, ai ka thënë se Kosova ka qenë temë diskutimi me presidentin rus Vladimir Putin, raporton agjencia Tass.

“Kam pyetur nëse Rusia do të mund të ishte ndërmjetësuese dhe presidenti rus është pajtuar”, ka shtuar Vuçiç.

Sipas tij, ekziston një konsensus në rast të një konflikti që të zgjerohet formati i negociatave.

“Nëse shqiptarët kërkojnë që SHBA-të të jenë ndërmjetësuese në bisedimet për Kosovën, atëherë ne do të kërkojmë të përfshihet edhe Rusia”, ka thënë në fund presidenti serb Vuçiç i kërkon ndihmë Putinit. /360grade.al

 

Share: