Home KRYESORE Eliza Dushku foli për përdhunimin e saj, ja çfarë thotë mamaja e...

Eliza Dushku foli për përdhunimin e saj, ja çfarë thotë mamaja e aktores

Aktorja e njohur shqiptare në Hollywood, Eliza Dushku, bëri dje një rrëfim tronditës, duke u shprehur se në moshën 12 vjeçare edhe ajo është abuzuar seksualisht gjatë xhirimeve të një filmi nga koordinatori i dublantëve në film, Joel Kramer.

Eliza tha po kështu se nëna e saj nuk i kishte ardhur aspak në ndihmë, duke sjellë kësisoj edhe reagimet negative të komentuesve ndaj nënës së saj. Vetë nëna e Elizës, Judith ka reaguar nëpërmjet një statusi në fb.

“E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur.

Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë. Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim.”

Judith i kthen përgjigje komentit të një vajze, e cila i shkruan se në një rast të ngjashëm, mamaja e saj nuk e kishte lejuar diçka të tillë të ndodhte:

“Falenderoje mamanë tënde për atë çfarë ka bërë për ty. Do të doja të kisha qenë po aq e guximshme.”/opinion.al

Share: