Home KRYESORE Imazhi i një krimineli të tërbuar po kthehet në dhjetë vjetorin e...

Imazhi i një krimineli të tërbuar po kthehet në dhjetë vjetorin e pavarësisë.

0

Nga Mevi Rafuna

Për çudi në muajin shkurt kur shënohet dhjetë vjetori i shtetësisë s’ë Kosovës,në Graçanicë pritet të shfaqet mjuzikli “Slobodanshow”.
Ka diçka “kulturore” këtu apo ngjanë më shumë si provokim, mesazh dhe fyreje.

Përderisa Serbia ende nuk ka kërkuar falje për viktimat e luftës, përderisa në Kosovë figurojnë të zhdukur afro 2000 persona, përderisa dhimbjet ende janë të gjalla, përderisa shumica e atyre që kanë kryer mizorisht krime nuk janë dënuar, përderisa politika serbe ende vazhdon të jetë agresore në raport me Kosovën, përderisa udhëheqsit shpirtëror serb e quajnë Kosovën “Jeruzalem të Serbisë” pse duhet lejuar të shfaqet një mjuzikëll i tillë.

Imazhi i një krimineli të tërbuar po kthehet në dhjetë vjetorin e pavarësisë së këtij shteti të përvuajtur.

Dhe ku janë institucionet tona në lidhje në këtë rast?

Heshtin… heshtin si çdoherë në raste të tilla, ndërsa politika serbe mbledhë pikë triumfi.

Share:
Reklama juaj