Home KRYESORE Kështjella tërbimi …. Nga Alessandro Baricco

Kështjella tërbimi …. Nga Alessandro Baricco

0

Përktheu Elona Caslli

Këtu nuk ka asgjë
veçse pluhur dhe rërë.
Njeriu merr lopatën
dhe ndërton kështjella tërbimi.
Mjafton një pikë urrejtje
për ta grafulluar këtë det
plot me gjak dhe dhunë
dhe plot me gjëra për t’u harruar.
Delikatë si xhami
njerëz që mërziten për hiçgjë
marrin kovën dhe lopatën
dhe ndërtojnë kështjella tërbimi.
Por njerëzit si ty,
në këto kohë kanë vlerën e diamantit.
Dhe ti pyet veten se ç’mund të bëjë
pika jote në një det kaq të madh.
Ndoshta asgjë nuk do të ndryshojë
ose ndoshta pak gjë do të ndryshojë.
Por, siç ti e di mirë, mjafton një shkëndijë
për ta ndezur zjarrin.
Ndoshta bota nuk do të të njohë,
por për pak njerëz ti vlen vërtetë
Atëherë, hidhe pikën tënde
në këtë det kaq të madh.
Këtu nuk ka asgjë
veç gjurmëve të tua mbi rërë.
Atëherë ,kënaqu buzë detit
teksa i zë me shqelma këto kështjella tërbimi.

 

Share:
Reklama juaj