Home KRYESORE Kryemadhi: Rama të rrijë aty si qen kur ne ja përmendim çdo...

Kryemadhi: Rama të rrijë aty si qen kur ne ja përmendim çdo ditë gruan

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, dje në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” ka folur për protestën që opozita do të mbajë më 27 Janar.

Ajo është pyetur nga gazetari Armand Shkullaku, përse nuk ndërmarrin masa drastike të largimit nga kuvendi apo djegies së mandateve dhe përgjigja e Kryemadhit ishte:

“Unë nuk dua t’ja jap kënaqësinë Edi Ramës. Të rrijë aty si qen kur ne ja përmendim çdo ditë vëllain, gruan, nënën. Deri në qershor, ne si opozitë nuk duam të jemi shkaku i asnjë dështimi që do t’i ndodhi qeverisë shqiptare si institucion, jo Edi Ramës. Edi Rama duhej të ishte në burg për shkeljen e kushtetutës dhe shpërdorim të detyrës, që me thirrjen që u bëri policëve për zgjedhjet e 25 qershorit”, tha Kryemadhi.

Share: