Home KRYESORE PS tërhiqet nga ndryshimi i ligjit për arrestimin e deputetëve

PS tërhiqet nga ndryshimi i ligjit për arrestimin e deputetëve

0

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores ka hequr nga rendi i ditës propozimet e PS-së për ndryshmet në rregulloren e Kuvendit në rastin e arrestimit të deputetëve për të reflektuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në paketën e reformës në drejtësi.

Eduard Halimi i PD-së kundërshtoi këtë propozim të PS-së, ndërsa theksoi se kjo nismë e 12 janarit nuk mund të futet në kalendar, pasi rregullorja cakton se ajo mund të përfshihet pas 2 javësh. Halimi pyeti të gjithë deputetët e maxhorancës se ‘Pse nxitoni ta bëni këtë ndryshim të rregullores?’, ndërsa sugjeroi që kjo nismë të futet në kalendar pas datës 26 janar.

“Nisma e 12 janarit s’mund të futet në kalendar. Rregullorja thotë se futet në kalendar pas 2 javësh. Pse nxitoni ta bëni këtë ndryshim të rregullores? Kjo nismë të futet në kalendar pas datës 26 janar”, tha Halimi. Propozimi u hodh në votim dhe u vendos të mos futet në kalendarin e punimeve të paktën këto dy javë.

Share: