Home KRYESORE Rama mburret me shëndetësinë, por mësuesja me kancer ja cfare i thotë...

Rama mburret me shëndetësinë, por mësuesja me kancer ja cfare i thotë në sy:

0

Teksa Kryeministri trumbeton plot krenari në video, arritjet e mjekësisë në qeverisjen e tij duket se qytetarët që përballen ëdo ditë me realitetin kanë tjetër qëndrim. Një mësuese e prekur nga kanceri, gjatë takimit sot në Rrëshen i ka treguar Kryeministrit se ajo nuk arrin të marr sasinë e duhur të mjekimit, që i nevojitet sepse ai mungon:

“Unë vuaj nga kanceri i gjirit. S’ka ilaç hereceptinë në Onkologjik, për mua dhe për 130 të sëmurë të tjerë dhe kjo situatë vijon prej muajsh. Nuk kam asnjë vërejtje për mjekët kanë qenë shumë të përkushtuar. Kam muaj që kërkoj drejtorin e spitalit për t’i kërkuar informacion, por nuk e gjej asnjëherë. Që nga mjekja ime dhe të gjitha instancat më thonë se nuk ka ilac. Deri tani duhet të kisha bërë 8 kura por kam bërë vetëm 3”, u shpreh ajo.

Përgjigja e Kryeministrit ka qenë befasuese, po të kemi parasysh që ai flet për buxhet dhe kosto, të cilat në fakt i ka patur në dorë t’i planifikojë vet.

“E njoh shumë mirë situatën në Onkologjik. Nuk është faji i drejtorit sepse edhe po ta takoje nuk është se do të kishte mundësuar dhënien e ilacit. Problemi qëndron tek fondi dhe parashikimi vjetor i buxhetit për blerjen e medikamenteve. Ka një rritje të lartë të numrit të të sëmurëve me kancer nga viti në vit. Problemi qëndron edhe tek pamundësia buxhetore, e di ky nuk është një justifikim. Buxheti i ri do të mësojë blerje të një sasie më të madhe medikamentesh për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene. Do ndryshojmë edhe ligjin për lerjen e medikamenteve në sasi më të mëdha që të shkojnë më shumë se një vit”., -tha Rama.

Teksa shpenzon para dhe buxheton tendera të dështuara të check-up-it, mos ndoshta Rama do ishte më mirë të mendonte për të prekurin nga sëmundjet tumorale, për të cilët mungesa e medikamenteve do të thotë kosto e vetë jetës?/opinion.al

Share:
Reklama juaj