Home KRYESORE Grabitet banesa në Fier, 56 vjeçarit i marrin rreth 14 mijë euro!

Grabitet banesa në Fier, 56 vjeçarit i marrin rreth 14 mijë euro!

Një banesë ka rënë pre e grabitjes në Fier. Autorët kanë arritur të marrin një shumë të madhe parash që mendohet të jetë rreth 14 mijë euro, ose te pakten kështu ka deklaruar në polici pronari i shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen Kryengritja. Autorët ende nuk janë identifikuar nga policia dhe ne njoftimin e policisë thuhet:

Në datë 12.01.2018, gjatë natës, në lagjen “Kryengritja”, kanë vjedhur 10.000 euro e 550.000 lekë (të reja) në banesën e shtetasit K.M. 56 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”.

Share: