Home KRYESORE Rrëfimi i Ermal Metës: Shpërngulja ime në Itali dhe hapat e para...

Rrëfimi i Ermal Metës: Shpërngulja ime në Itali dhe hapat e para drejt muzikës

0

Ai sot padyshim është emri më i komentuar në Itali, pasi fitoi trofeun e Sanremo 2018. Bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili bashkë me Frabrizo Moro, korrën sukses me këngën “Non mi avete fatto niente”. ‘Sorrisi.com’ i ka kushtuar një artikull të detajuar shqiptarit, që nga fëmijëria e tij në Fier e deri tek udhëtimi në Itali.

ARTIKULLI

“Ermal zgjidh një vend ku do të shkojë me miqtë e tu për dreke”, kështu i thamë në telefon. Dhe ai na ftoi në një restorant në periferi të Milanos. Erdhi me një makinë, e njoha nga flokët e zinj dhe elegant. Ulemi në tryezë. Momenti i tij i artë ishte klasifikimi në vendin e tretë në Sanremo, me këngën ‘Vitato morire’. Është një djalë i rafinuar, një artist me një histori të jashtëzakonshme për të treguar nga jeta e tij.

Kuptimi i emrit tim

“Ermal është një emër shumë i përhapur në Shqipëri, vendin tim të lindjes. Kuptimi; ‘I ardhur nga mali’, siç keni ju këtu në Itali emrat Karlo ose Aleksandër. Kultura shqiptare me emra të bukur e plot kuptime”.

Si erdha në Itali

“Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, për vendin dhe për njerëzit që jetojnë atje. Erdha në Itali para 20 vitesh me një traget normal, bashkë me vëllain, motrën dhe nënën e tyre. Dhe jo me gomone, siç kanë shkruar për mua. Linda dhe u rrita në Fier, në një nga vendet më të bukura të tokës së Shqiponjave. Në Shqipëri kam qenë 5 vite më parë dhe jam ende i dashuruar me të. Kur më pyesnin në intervista se si ishte fëmijëria ime, iu përgjigjesha thjesht; ‘E bukur’. Por e vërteta është se shumë gjëra që i takojnë atyre viteve, i mbaj brenda, por i kujtoj nga shenjat që kam ende në trup.

Unë e kam lënë në Shqipëri një periudhë të vështirë (gjatë prishjes së sistemit komunist, pas një dekadë të gjatë të atij regjimi) kur njerëzit me ide, kulturë dhe dëshira për të bërë art nuk mund të rebeloheshin. Por isha fëmijë dhe nuk e kuptoja se çfarë ndodhte. Kënga ime “Vietato morire”, ka në brendësia të saj një histori personale, (teksti tregon rebelimin e një djali të abuzuar nga babai)”.

Kontakti i parë me muzikën

“Dëshira për muzikën është e hershme, që kur isha 4 ose 5 vjeç. Vijë nga një familje muzikantësh. Mamaja ime është një violiniste dhe ajo më merrte shpesh në koncertet e saj. Isha i mahitur nga bota e saj. Pianoja për mua ishte si një lojë me çelësa, një lodër e jashtëzakonshme. Shtypja tastet dhe ‘çmendesha’ nga krenaria. Këngën time të parë e shkruajta kur isha në moshën 12-vjeçare, ndërsa atë ia dedikova një vajzë që pëlqeja në atë kohë. Atë vajzë e takova pas disa vitesh, në det”./BW

Share:
Reklama juaj