Home KRYESORE Shkëlzen Berisha replika me Andi Bushatin për çështjen ÇEZ: Janë marrë transaksionet...

Shkëlzen Berisha replika me Andi Bushatin për çështjen ÇEZ: Janë marrë transaksionet e mia bankare

0

Pas intervistës së dhënë në Tv Klan, Shkëlzen Berisha ka pranuar sërish të flasë publikisht për çështjen ÇEZ, në emisionin “Të paekspozuarit”.

Ai sqaruar pozicionin e tij, duke replikuar me gazetarin Andi Bushati I cili u shpreh se djali I ish-Kryeministrit I ka mundësuar blerësve të kompanisë, një takim me të atin.

Shkëlzen Berisha e ka mohuar këtë fakt, duke theksuar se një takim I tillë I tij me personat në fjalë nuk është realizuar kurrë.

Më poshtë e zbardhur biseda dhe replika me Bushatin:  

Shkëlzen Berisha:  Ekziston një email i siguruar jo në rrugë ligjore. Kjo copë letër nuk është administruar në rrugë ligjore. Nuk kam lidhje me asnjë nga këta persona, as kam lidhje biznesi, as u kam shitur makinën, as më kanë paguar në forma të ndryshme. Në atë letër, flitet për një takim por nuk flitet se për cfarë. Ky takim nuk është kërkuar dhe nuk është zhvilluar kurrë.

Andi Bushati: Nga e-maili, thuhet se ju keni ndërmjetësuar një takim, me babain tuaj që ishte kryeministër.

Shkëlzen Berisha: Nuk është e vërtetë. Lexo emailin.

Andi Bushati: Atëherë ma korigjoni ju.

Andi Bushati: Tre javë pasi emaili është dërguar, babai juaj i ka pritur emisarët. Takimi vërteton emailin. Ky është absurdi për mua.

Shkëlzen Berisha: Ky takim nuk ka ndodhur. Nuk thuhet kërkund që unë kam premtuar të rregullojë një takim të tillë.

Andi Bushati: Në email thuhet se takimin do e realizoni ju. Takimi është bërë. Unë po të jem një prokuror, them a kam të drejtë të hetoj dhe të shoh sa i vërtet është ky email, kur kam dhe provën tjetër? Mua më duket normale deri këtu. Përse ju duket ju si spekulim nuk e kuptoj.

Shkëlzen Berisha: Është totalisht e pavërtetë ajo që thotë zoti Bushati, se në këtë email pretendohet se kam mundësuar një takim me babain tim. Lexoni emailin. Ky email është publik dhe është i pavërtetë. Ky takim as është kërkuar as nuk është zhvilluar. Unë nuk kam asnjë lidhje me këta persona. Unë mbaj përgjegjësi për atë që premtoj vetë.

Andi Bushati: Ju thatë se emaili dhe kjo histori nuk ka ndikuar te privatizimi, sepse privatizimi është bërë 10 muaj pas kësaj korespondenca. Por akuza nuk ka qenë për këtë. Takimi do behëj për të ndihmuar kompaninë që kishte fituar.

Shkëlzen Berisha: Akuza ka qenë, se Shkëlzen Berisha ka përfituar nga privatizimi i OSSH-së. Janë marrë transaksionet e mija bankare, janë shitur sikur kanë lidhje me privatizimin.

Share: