Home KRYESORE Hiljana Biba është një gjimnaziste në vitin e fundit në shkollën “Petro...

Hiljana Biba është një gjimnaziste në vitin e fundit në shkollën “Petro Nini Luarasi .

0

Perveç angazhimeve të saj mësimore , pas një pune katër vjeçare, ajo pritet që brenda këtij muaji të botoj librin e saj të parë në web-in e shkrimatarëve të mirënjohur online; ‘Booksie “, të titulluar “Më quajnë Xhulia . “

-Hiljana, përse vendose të ndërmarrësh një hap të tillë ? Përse një botim online ?

Në fakt e pata tepër të vështirë të zgjidhja. Arsyeja kryesore ka të bëjë më faktin se kështu libri mund të lëxohet nga kushdo , falas .Nuk është e nevojshme të paguash. Nga ana tjetër , unë i përkas brezit të teknologjisë, ku për hir të së vërtetës, sado e madhe të jetë dashuria për librin , një pjesë e mirë e kohës kalohet në prani të teknologjisë,ndaj përse pak nga kjo kohë të mos e shfrytëzojmë për të lexuar ?

-Libri për çfarë bënë fjalë ?

Libri vendos në qendër adoleshentët , përditshmërinë e tyre , ndjenjat që mbajnë në vetvete, gjithçka.Megjithatë nuk i adresohet vetëm brezit tim. Në këto faqe kam trajtuar me trasnparencën më të madhe të gjitha dualitet,vështirësit që mosha jonë kalon , ndaj padiskutim do të ndihmojë edhe familjarët për t’i kuptuar më mirë fëmijët e tyre .

-Cilat janë pritshmërit e tua për këtë projekt ?

Përtej modestisë,pres shumë.Libri im është lexuar edhe nga shkrimarë të tjerë me eksperiencë si F.Bërdëllia ose kritikë letërsie , dhe fjalët e mira më kanë cytyur gjithnjë e më tëpër.

-Booksie,zakonisht reklamon librat në gjuhën angleze , ti në cilën gjuhë do të botosh ?

Atë shqipe. Në gjuhën e parë në të cilën kam mësuar të shkruaj .
-Nuk mendon se kjo do të ndikojë numrin tënd të lexuesve ?
Patjetër, por kjo nuk më shqetëson . Lexuesit shqiptarë janë më të rëndësishëm për mua.

-Çfarë risie mund të sjell libri yt?

Dashuria ime për botën e filmit nuk mund të linte në harresë ndonjë ndërthurje të vogël .Do të sjell edhe një trailer për librin , njëlloj si ai i filmave .

-Përshtypjet që të ka faluar kjo eksperiencë ,cilat janë ?

Të shumta. Kam kaluar vështirësi , por edhe momente optimizmi. Jam e sigurt që pas disa vitesh , nëse gjithkush do të mbajë fort fotografi ose kujtime të bukura nga adoleshenca , unë do të kem vetëm këtë libër .

Share:
Reklama juaj